LAJMI I FUNDIT:

Konjufca për Samitin e Demokracisë në SHBA: Shpresojmë të jemi pjesë vitin tjetër

Konjufca për Samitin e Demokracisë në SHBA: Shpresojmë të jemi pjesë vitin tjetër

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka folur për Samitin që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Kosova nuk është ftuar të jetë pjesë e këtij Samiti.

Konjufca pranon se një ftesë dërguar Kosovës do të kishte qenë e mirëseardhur, por kryeparlamentarit tani i duhet vetëm të shpresojë që vitin tjetër SHBA-ja ta ftojë Kosovën në Samitin për Demokracinë.


“Ato janë konferenca të rëndësishme, të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë se kush është e rëndësishme të marrë pjesë ose jo. Për Kosovën do të kishte qenë e mirëseardhur po të kishte qenë pjesë e kësaj konference. Kjo po mbahet për herë të parë, por dëgjova që pas një viti do të mbahet tjetra, sepse kjo parashihej në dy faza”, ka thënë Konjufca, gjatë një vizite që ka zhvilluar dje në qytetin e Prizrenit.

Ekskluzive: Ambasada Amerikane flet për mos-ftesën e Kosovës në Samitin e Demokracisë - Kosova partner i palëkundur
Lexo po ashtu Ekskluzive: Ambasada Amerikane flet për mos-ftesën e Kosovës në Samitin e Demokracisë - Kosova partner i palëkundur

Kryeparlamentari tregoi se e ka lexuar projektin për këtë samit, ndërsa tha se do të ishte shumë e rëndësishme për Kosovën të ftohej në këtë ngjarje.

“Meqenëse nuk u ftuam në këtë të parën, të shpresojmë në atë të dytën që do të mbahet sot një vit, me sa e lexova projektin. Të jemi të ftuar do të ishte shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës”, deklaroi Konjufca.

Ndryshe, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka treguar për Telegrafin se pse Kosova nuk është ftuar në Samitin e Demokracisë të SHBA-ve.

Në përgjigjen për Telegrafin, nga Zyra për Medie e ambasadës kanë deklaruar se “Jo të gjithë partnerët mund të përfshiheshin në këtë iniciativë”.

“Samiti i Presidentit për Demokraci është një nga iniciativat e shumta të SHBA-ve të fokusuara në avancimin e demokracisë, luftimin e korrupsionit dhe promovimin e respektimit të të drejtave të njeriut në mbarë globin”, thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori