LAJMI I FUNDIT:

Osmani tha se Qeveria Hoti nuk do të duhej të formohej, vjen reagimi nga Bajram Gecaj

Osmani tha se Qeveria Hoti nuk do të duhej të formohej, vjen reagimi nga Bajram Gecaj

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e LDK-së, Bajram Gecaj ka reaguar pas deklaratës së kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se Qeveria Hoti nuk do të duhej të formohej fare.

Gecaj ka thënë se Osmani ka kundërshtuar dy kryeministrat e vetëm të LDK-së së pasluftës, transmeton Telegrafi.


“Fytyra thonë nuk është sa një hektar. Osmani shprehet pro zgjedhjeve: Kjo Qeveri s’do duhej të formohej fare. Kundërshtoi dy kryeministrat e vetëm të LDK-së së pasluftës”, ka thënë Gecaj në reagimin e tij në Facebook.

Ndërkaq, Osmani sot para mediave ka thënë se Qeveria Hoti nuk është në përputhje me atë që ka prodhuar vullneti i qytetarëve të 6 tetorit.

“Sikur të merrej parasysh qëndrimi im, kjo Qeveri nuk do të formohej fare sepse nuk është në përputhje me atë që ka prodhuar vullneti i qytetarëve të 6 tetorit. Duke u bazuar në atë vullnet të qytetarëve unë vazhdimisht kamë bërë thirrje që të gjithë të kthehemi para popullit dhe ta marrim mendimin e tyre”, ka thënë Osmani.

Ndryshe, LDK para disa muajve ka përjashtuar Osmanin nga pozita e nënkryetares si dhe nga pozita e anëtares së kësaj partie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori