Osmani takon mërgatën në Berlin, ndan medalje presidenciale për Marieluise Beck

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një mbrëmje të veçantë në Berlin, ku u takua me pjesëtarë të mërgatës kosovare.
Gjatë këtij eventi, presidentja Osmani i dorëzoi Medaljen Presidenciale të Meritave Marieluise Beck, për kontributin dhe mbështetjen e saj të palëkundur ndaj popullit të Kosovës.
"Në Berlin, së bashku me mërgatën tonë të jashtëzakonshme, kaluam një mbrëmje plot emocion e mirënjohje. Pata nderin t’i dorëzoj Medaljen Presidenciale të Meritave Marieluise Beck për mbështetjen e saj të palëkundur ndaj popullit të Kosovës - një grua që e bëri kauzën e Kosovës pjesë të ndërgjegjes evropiane", ka shkruar Osmani në Facebook./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

































