Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me presidentin e Kenias, William Ruto.

Presidentja ka bërë të ditur se në takimin kanë diskutuar për avancimin e raporteve mes dy shteteve, transmeton Telegrafi.


"Në takimin tonë të tretë brenda një periudhe njëvjeçare, me Presidentin e Kenias, William Ruto, diskutuam sërish për avancimin e raporteve në mes të Republikës së Kosovës dhe Kenias", ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, Osmani ka marrë pjesë në  Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër, ku në kuadër të këtij samiti ka zhvilluar disa takime të rëndësishme.

Në Samitin e Paqes për Ukrainën kanë marrë pjesë liderë nga 100 shtete të të gjitha kontinenteve./Telegrafi/

448494466 1004298474388025 1317325539952003399 n e1718609046569

448643140 1004298501054689 4577639688212732313 n

448463031 1004298481054691 8058071968258980514 n