LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Tajani: Fokusi i shtuar i Italisë në Ballkan është më se i mirëpritur

Osmani-Tajani: Fokusi i shtuar i Italisë në Ballkan është më se i mirëpritur

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani realizoi takim bilateral me homologun e tij italian, Antonio Tajani, njoftojnë nga MPJ.

Në fokus të bisedimeve, theksojnë nga MPJ, ishin procesi i anëtarësimit të vendit tonë në BE, dinamika rajonale dhe ripërtëritja e interesit për Iniciativën I8 ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Italisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë përgjatë Korridorit 8.


“Jemi dëshmuar si partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm i BE-së dhe NATO-s, kemi kontribuuar në mbështetjen e përbashkët ndaj Ukrainës, duke përfshirë edhe atë ushtarake, veprojmë me njohuritë dhe ekspertizën e skriningut të BE-së dhe jemi të vendosur të zbatojmë ndryshimet kushtetuese, për të hapur klasterin e parë, sa më parë që është e mundur”, deklaroi Osmani.

Osmani, shtojnë nga MPJ, rikonfirmoi interesimin tonë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Italisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë përmes Iniciativës I8, me qëllim të përshpejtimit të projekteve investuese infrastruktrore, energjetike, digjitale dhe komunikuese përgjatë rrugës së Korridorit VIII të transportit trans-evropian, i cili në në të njëjtën kohë do të shërbejë si një platformë politike për avancimin e bashkëpunimit politik, ekonomik, kulturor social dhe të sigurisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori