Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Austri.
Osmani ka thënë se Republika e Kosovës ka miq të shumtë në Austri, transmeton Telegrafi.
“Ishte kënaqësi të jem në mesin e miqve tanë nga Shoqata e miqësisë Austri – Kosovë. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, eurodeputet z. Lukas Mandl, si dhe ish-eurodepute dhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropiane, znj. Ulrike Lunacek, si dhe gjithë ju miq të nderuar. Angazhimi juaj për Kosovën si dhe mbështetja për të ndër vite mbetet një kontribut i jashtëzakonshëm për të cilin u jemi përherë mirënjohës. Ju keni qenë zëri ynë kur ne na mohohej e drejta për të folur dhe na keni garantuar përfaqësim në tryeza e forume, në disa prej të cilave, Kosovës ende i mohohet e drejta e pjesëmarrjes”, ka thënë ajo.
Osmani ka shtuar tutje se “duke folur për të ardhmen e vendit tonë, theksova që orientimi i vendit tonë ka mbetur historikisht i njëjtë dhe që Kosova mbetet e përkushtuar për të ardhmen Euro-Atlantike”.
“Po ashtu, me ftesë të Akadamisë Diplomatike të Vjenës, pata kënaqësinë t’u adresohem pjesëmarrësve me një ligjëratë mbi forcimin e shtetësisë së Kosovës, duke vënë në pah sfidat dhe storjet tona të suksesit. Me këtë rast, theksova që Republika e Kosovës është një realitet që duhet të pranohet nga të gjithë, dhe sa më herët që do të bëhet diçka e tillë, ndikimi do të jetë i drejtpërdrejt në stabilitetin dhe paqen e qëndrueshme në rajon dhe përtej”, deklaroi Osmani.
Presidentja Osmani është pritur me nderime të larta nga homologu i saj austriak ditën e djeshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe