LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Qytetarët besojnë se me qeverisjen e LDK-së ndodh liberalizimi i vizave

Osmani: Qytetarët besojnë se me qeverisjen e LDK-së ndodh liberalizimi i vizave

Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani ka thënë se qytetarët besojnë se ajo është kryeministrja e duhur që mund të ndikojë në liberalizimin e vizave.

Osmani, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se gjatë intervistimeve që i kanë bërë mediat ndërkombëtare, ato i kanë treguar se qytetarët besojnë të ajo për shkak të liberalizimit të vizave.


“Mediat ndërkombëtare para se të më intervistojnë mua, kane intervistuar edhe qytetarët. Në pyetjen që ato u kanë bërë qytetarëve “Pse do ta votonit Vjosa Osmanin?”, ata u janë përgjigjur “për shkak të liberalizimit të vizave”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja ka thënë se ekziston një besim shumë më i madh te qytetarët se liberalizimi i vizave mund të ndodh shumë më shpejt nëse në pushte vjen LDK-ja.

“Arsyet janë të shumta sepse disa kanë dëshmuar se edhe kriterat e plotësuara i kthejnë mbrapa e disa të tjerë ende nuk e kanë dëshmuar se në qendër të programit të tyre e kanë Republikën e Kosovës”.

Osmani: Meritoj fitoren në këto zgjedhje, për shkak të konsistencës time në vendimet politike
Lexo po ashtu Osmani: Meritoj fitoren në këto zgjedhje, për shkak të konsistencës time në vendimet politike

Osmani thotë se ne qeverisjen e LDK-së është plotësuar vazhdimisht kriteri i për regjistrimin e rasteve të krimit dhe korrupsionit që sipas është çdo tre muaj.

“Në qeverisjen Haradinaj ka ndodhur e kundërta. Skandalet e mëdha në sundimin e ligjit si ikja e prokurorit Blakaj për rastin “veteranët”, kidnapimi i shtetasve turq, dëmtojnë procesin”, tha Osmani.

Osmani mes tjerash ka thënë se do ta shkundë qeverinë nga krimi i organizuar./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori