LAJMI I FUNDIT:

Osmani priti në takim kongresistin Ritchie Torres: Është zë i fuqishëm i Kosovës në Kongresin amerikan

Osmani priti në takim kongresistin Ritchie Torres: Është zë i fuqishëm i Kosovës në Kongresin amerikan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim kongresistin amerikan, Ritchie Torres, njëherësh bashkëkryesues i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin amerikan.

Osmani e falënderoi Torresin për punën e tij të jashtëzakonshme në mbështetje të Republikës së Kosovës, si dhe e njoftoi për zhvillimet në Kosovë dhe situatën aktuale të sigurisë.

Në takim me kongresistin Torres, Presidentja Osmani vuri theksin në forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-të, si dhe angazhimin e tij për mbështetjen e mëtejme të Kosovës.


Në këtë drejtim, Presidentja Osmani theksoi se kongresisti Torres po e vazhdon trashëgiminë historike të kongresistit Eliot Engel, duke qenë një zë i fuqishëm i Kosovës në Kongresin amerikan.

Kongresisti Torres theksoi se Kosova është mike dhe aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara dhe se do të punojë afër me administratën amerikane për ta vazhduar mbështetjen për Republikën e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori