LAJMI I FUNDIT:

Presidentja Osmani priti në takim atomistët: Ata do të jeni imazhi ynë kudo në botë, me sukseset e tyre do të na bëjnë krenar

Presidentja Osmani priti në takim atomistët: Ata do të jeni imazhi ynë kudo në botë, me sukseset e tyre do të na bëjnë krenar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim grupin e nxënësve të Institutit “Atomi”, të cilët i siguroi se do të bëjnë gjithçka që munden për t’u krijuar mundësinë që të kenë arsim cilësor.

Osmani përmes një postimi në Facebook, u shpreh se këta fëmijë janë pamja premtuese e Kosovës dhe pasuria më e madhe e vendit.


“E tashmja dhe e ardhmja e Kosovës do të jenë më mirë kur arsimi të bëhet prioritet në politikbërje e në mendësinë tonë. Andaj sot doja që një ndër takimet e para ta realizoj me grupin e nxënësve të Institutit “Atomi”.  Ata janë pamja më premtuese e Kosovës, pasuria më e madhe dhe perspektiva jonë”, shkruan Osmani.

Ajo u shpreh se “Mendjet e ndritura, këta vajza e djem me dhunti të jashtëzakonshme, me kërkesa mirë të artikuluara e vizion aq largpamës, veçse ma shtuan vendosmërinë që duhet të punojmë akoma me më shumë ngulm për të përmirësuar gjendjen e sistemit arsimor në vend”.

Foto: Facebook

“Të vlerësuar për inteligjencën, secili nga këta fëmijë do të jetë një shtyllë e fortë e të ardhmes së Kosovës. Ata do të jenë imazhi jonë kudo në botë dhe me sukseset e tyre do të na bëjnë krenar”, shkruan ndër të tjera Osmani

Ajo tha se i ka siguruar fëmijët se do të bëjnë gjithçka që munden që t`u krijojnë mundësinë që ta kenë një arsim cilësor, jo vetëm atyre por dhe të gjithë fëmijëve në Kosovë, i cili kombinohet në mënyrë të duhur me tregun e punës.

“Po ashtu u premtova që do bashkëpunoj me prindër e institucionet tjera të identifikojmë edhe shumë shoqe e shokë të tjerë anë e mbanë Kosovës, po kaq mendjeprehtë, po kaq impresionues. Secili fëmijë e ka një talent, por shpalosja e talentit është individuale. Me inteligjencën, talentin dhe shkathtësinë do ta ndërtojmë një brez të rinjsh  për të tashmen dhe të ardhmen”, shkruan Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori