LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Përvoja e Bullgarisë, e rëndësishme për Kosovën në proceset integruese

Osmani: Përvoja e Bullgarisë, e rëndësishme për Kosovën në proceset integruese

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, priti ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev, me të cilën diskutuan për bashkëpunimin e gjertanishëm institucional në mes të Kosovës dhe Bullgarisë.

Ambasadori Gudjev solli urimet me rastin e zgjedhjes së Osmani kryetare e Kuvendit të Kosovës, duke e vlerësuar si vlerë të shtuar zgjedhjen e një gruaje në krye të institucionit më të lartë përfaqësues.


Në takim u rikonfirmua gatishmëria e Bullgarisë për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin në nivel të institucioneve lokale dhe qendrore, bashkëpunimin në fushën e arsimit, kulturës, artit dhe të trashëgimisë kulturore, duke qenë vendet me trashëgimi të pasur kulturore.

“Ishte vlerësim i njëjtë se përveç afërsisë gjeografike dhe vlerave të përbashkëta të orientimit perëndimor, Kosova dhe Bullgaria kanë edhe shumë sfida të përbashkëta, andaj, rëndësia e një partneriteti të tillë është më se i nevojshëm”, thuhet në njoftim.

Ambasadori ofroi përkrahjen e shtetit bullgar për reformat e synuara nga ana e institucioneve të reja, procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe krijimin e mundësive për lirinë e lëvizjes.

Bashkëpunimi parlamentar në mes të dy vendeve ishte po ashtu temë me theks të veçantë, në ofrimin e shkëmbimit të përvojave në procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik.​

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori