LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Perspektivat evropiane derivate bazë për integrimet evropiane

Osmani: Perspektivat evropiane derivate bazë për integrimet evropiane

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe UNDP, përfaqësuar nga Përfaqësuesja e përhershme në vend, Narine Sahakijan, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim projekti.

“UNDP është partner i kamotshëm dhe përkrahës i politikave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe ky projekt është vetëm vazhdimësi e bashkëpunimit për krijim të mjedisit më të mirë për ndërlidhjen e ekonomisë nacionale me ekonomitë e vendeve anëtare të BE-së”, theksoi Osmani, pas nënshkrimit të marrëveshjes, duke potencuar se studimi i ri i cili do të del nga projekti, do të përmbajë skenarin e mundshëm për dinamikën e aderimit në BE dhe ndikimin ndaj cilësisë së jetës së qytetarëve, përmes shfrytëzimit të përvojave të vendeve që së shpejti janë bë anëtare të BE-së, si dhe pasqyrën e rritjes së mundshme të shpenzimeve të administratës publike dhe shoqatës së biznesit për shkak të përshtatjeve të detyrueshme me standardet e BE-së, njofton Telegrafi Maqedoni.


“UNDP me përkushtim vazhdon ta përkrahë vendin në rrugën e BE-së. Kemi përvojë të gjatë për këshillim rreth kësaj teme në tërë rajonin, si dhe rolin e ndërmjetësuesit në shkëmbimin e ekspertizave dhe përvojave me anëtaret e reja. Me këtë, në mënyrë plotësuese e përforcojmë partneritetin strategjik të Qeverisë dhe bashkërisht do të vazhdojmë të punojmë në avancimin e integrimeve të BE-së dhe të agjendës 2030 me qëllim që askush mos të jetë i lënë anash”, deklaroi përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Narine Sahakijan.

Projekti i ri “Rruga evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut- Arritje e zhvillimit më të shpejtë, më përfshirës dhe më të qëndrueshëm” financohet nga UNDP dhe do të zgjasë 7 muaj. Në këtë periudhë do të mbahen një sërë konsultimesh dhe analizash në bashkëpunim me institucionet shtetërore, shoqatat e biznesit dhe shoqërinë civile.

Ky proces i konsultimeve do të rezultojë me studim, i cili do të jetë i zhvilluar me përkrahje të ekspertëve nacional dhe ndërkombëtar, me qëllim që t’ju ndihmohet vendimmarrësve dhe shoqërisë në sjelljen e vendimeve, dhe që të krijohet bazë analitike e fuqishme për kuptim më të mirë të efekteve të procesit për aderim në BE dhe për arritje të zhvillimit më të shpejtë, më përfshirës dhe më të qëndrueshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori