Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila ballafaqoi presidenten Vjosa Osmani me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Në fjalën e saj presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është histori suksesi pasi që shoqëria jonë jo vetëm që ka tejkaluar luftën por ka nivel të avancuar të sundimit të shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së komuniteteve.
“Pas 25 vjetëve Kosova shkëlqen me suksese dhe është avokate për vlerat demokratike, që vë në pah diversitetin, duke promovuar multietnicitetin dhe përparimin e të drejtave njerëzore për të gjithë”, ka thënë Presidentja.
Osmani thotë se këto të arritura i dëshmojnë raportet e Transparency international dhe Freedom House.
“Për më tepër Kosova është ndër vendet më pro BE-së dhe SHBA-së në botë dhe është ndër të parat që është rreshtuar në krahë të Ukrainës”.
Ajo i është përgjigjur Vuçiqit në raport me trajtimin e Serbëve në Kosovë.
“Pretendimet e Serbisë për pastrim etnik të serbëve janë të rrejshme dhe të pabaza. Këto narrativa janë diskredituar nga Komiteti i Helsinkit deri te Parlamenti i Evropës. Shteti i Kosovës jo vetëm që mbron por edhe promovon të drejtat e serbëve dhe të gjitha komuniteteve tjera”.
Osmani thotë se serbët e Kosovës që përbëjnë deri në 4% kanë përfaqësim në jetën e Kosovës në të gjitha sferat shoqërore.
“Gjuha serbe përdoren në të gjitha institucionet publike anë e mbanë Kosovës. Kishat ortodokse ka mbrojtje të veçantë nga shteti i Kosovës. Pos disa incidenteve të izoluara, asnjë motiv etnik nuk ka ndaj kishave ortodokse”.
Presidentja thotë se multietnicitetin vendi do ta mbrojë me fanatizëm.
“Ne besojmë se vetëm një demokraci e hapur është gjithëpërfshirëse”, ka deklaruar ndër të tjera Osmani.
Presidentja ka thënë se përkundrazi serbët që po integrohen në institucionet e Kosovës po torturohen nga Serbia.
Osmani ka thënë të hënën se serbët e Kosovës janë nën presion të Qeverisë së Serbisë, dhe jo asaj të Kosovës.
“Tashmë janë të qarta përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për të penguar procesin e integrimit të serbëve në Kosovë, duke përdorur taktika kriminale dhe terroriste për të fituar kontroll dhe për të përhapur frikë, dhe kështu, njëkohësisht duke minuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”.
Osmani ka thënë se serbët e integruar në institucionet e Kosovës janë detyruar të japin dorëheqje për shkak të presionit të kryer prej strukturave ilegale serbe, sulmeve në pronat e tyre, shkatërrimin dhe rrezikimin e jetëve të tyre, me vetëm një qëllim: t’i detyrojnë ata të ikin.
Ajo ka përmendur rastin e Sanduloviqit dhe avokatit të tij që pasi kanë vendosur lule te varri i një vogëlushe të vrarë nga shteti serb, janë torturuar nga Serbia./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak