Osmani për vdekjen e senatorit Dole: Një hero lufte, politikan i respektuar dhe mbështetës i lirisë në të gjithë botën

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shprehur pikëllimin e saj me rastin e ndarjes nga jeta të mikut të madh të shqiptarëve, senatorit Robert Dole.
Në një postim në Twitter, e para e vendit ka shkruar se është përherë mirënjohës senatorit të njohur amerikan, për përkrahjen e madhe për popullin e Kosovës.
“E pikëlluar kur dëgjova për vdekjen e senatorit Bob Dole. Një hero lufte, një politikan i respektuar dhe një mbështetës i lirisë në të gjithë botën. Por në veçanti jemi mirënjohës që ai gjithmonë ka qëndruar pranë popullit të Kosovës në luftën tonë për pavarësi. U prehsh në paqe, mik i dashur”, shkruan Osmani.
Dole ka kaluar një çerek shekulli në Senatin amerikan, ku për disa vite ka shërbyer si udhëheqës i shumicës.
Ndërkaq, pak ditë para se të vdiste, më 30 nëntor, Dole ka bërë postimin e fundit në Twitter për Kosovën, duke paralajmëruar një program të Institutit Dole për historinë e Kosovës.
"Zoti e bekoftë Amerikën dhe Zoti e bekoftë Kosovën", ka shkruar Dole.
Robert Dole ndërroi sot jetë në moshën 98-vjeçare./Telegrafi/






















































