LAJMI I FUNDIT:

Osmani për aksionin e sotëm: Kanë perënduar ditët e krimit të organizuar

Osmani për aksionin e sotëm: Kanë perënduar ditët e krimit të organizuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me operacionin policor që u zhvillua në 4 lokacione të ndryshme të Kosovës ka thënë se krimi dhe grupet kriminale nuk njohin etni.

Osmani në një shkrim në Facebook ka thënë se aksioni nuk mund të quhet “aksion në veri”, pasi sipas saj ai u zhvillua në pjesë të ndryshme të Kosovës.


“Lufta kundër krimit të organizuar është e pakompromis dhe e panegociueshme. Të negociosh e të bësh kompromis me krimin është të bëhesh njëri prej tyre. Prandaj aksioni i sotëm i policisë dhe doganës së Kosovës, i autorizuar nga institucionet e drejtësisë, nuk mund të quhet “aksion në veri”, sepse ai ishte aksion në pjesë të ndryshme të Kosovës, ndaj personave të etnive të ndryshme, e që të përbashkëtën e kishte kontrabandën dhe krimin e organizuar”.

Presidentja thotë se edhe në të kaluarën krimi i organizuar ka qenë multietnik madje sipas saj është ndihmuar edhe nga politika, por sipas saj “ato ditë kanë perënduar”.

“Ky lloj i krimit ka qenë gjithnjë multietnik. Disa shqiptarë në jug e disa serbë në veri e persona të etnive të tjera, shpeshherë të ndihmuar nga politikanë të caktuar, ka vite që kanë organizuar këtë krim. Por, ato ditë kanë perënduar. Lufta ndaj krimit të organizuar nuk e ka siglën e përkatësisë etnike, por siglën e përkatësisë në grupe kriminale. Kushdo që tenton ta paraqesë ndryshe, është ndihmëtar ndaj grupeve kriminale, të cilat BE-ja ka dy dekada që po kërkon t’i luftojmë”.

Osmani në fund ka dhënë një mesazh edhe ndaj Bashkimit Evropian.

“Tani që kjo luftë ndaj krimit është e vertetë, e pakompromis, dhe e panegociueshme, presim që BE të qëndrojë besnike ndaj vlerave të sundimit të ligjit të cilat vetë i përfaqëson”, deklaroi në fund Osmani.

Në operacion policor janë angazhuar Dogana e Kosovës dhe njësite të profileve të ndryshme policore.

Si rezultat i hetimeve intensive dhe veprimeve policore dhe të Doganës së Kosovës, në 4 lokacionet e lartpërmendura në Kosovë janë sekuestruar mallra dhe dëshmi të ndryshme të cilat sipas Policisë së Kosovës “shërbejnë si prova materiale”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori