LAJMI I FUNDIT:

Osmani në Cercë: LDK-ja po rikthehet sikur në kohën e Rugovës

Osmani në Cercë: LDK-ja po rikthehet sikur në kohën e Rugovës

Gjatë një vizite që i bëri fshatit Cercë të Istogut, vendlindjes së presidentit historik Ibrahim Rugova, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani ka thënë sot se LDK-ja po rikthehet sikur në kohën e Rugovës.

“Asnjë vend nuk mund të jetë më krenar se ju sot. Cerca është vendi që i dha Kosovës mendjen më të urtë, më të ndritur dhe më këmbëngulëse që njeh historia jonë e re, arkitektin e pavarësisë, presidentin Rugova, që ishte sublimim i përpjekjeve tona për liri, pavarësi e demokraci”, ka thënë Osmani.


Ajo ka pohuar se LDK-ja e ka besimin e plotë të banorëve të vendlindjes së Rugovës.

“Këtë besim dhe përkrahje tuajën do ta ruaj në përjetësi duke dërguar në vend synimin e Presidentit tonë Rugova për një shtet demokratik, të lirë dhe të pavarur, në miqësi të përjetshme me miqtë tanë euroatlantikë”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se do të jetë besnike dhe konsistente e qytetarëve në Zyrën e Kryeministrit, duke luftuar me vendosmëri çdo shkelje të ligjit dhe duke garantuar barazi për të gjithë.

Kandidatja e LDK-së, ka folur për vizionin e saj për një Kosovë të zhvilluar dhe demokratike, ku sundon ligji dhe kthehet shpresa e të rinjve në shtetin e tyre. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Brazili ka publikuar listën e Copa America, disa yje mbesin jashtë

Brazili ka publikuar listën e Copa America, disa yje mbesin jashtë

Përfaqësueset
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Google regjistron fshehurazi gjithçka që thoni - kjo është mënyra se si ta ndaloni

Google regjistron fshehurazi gjithçka që thoni - kjo është mënyra se si ta ndaloni

Teknologji
Kalo në kategori