LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Ndihma e Turqisë në kohë të pandemisë dëshmi e miqësisë në mes të dy shteteve

Osmani: Ndihma e Turqisë në kohë të pandemisë dëshmi e miqësisë në mes të dy shteteve

Kryetarja e Kuvendit,Vjosa Osmani-Sadriu, priti sot në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë,  Çağrı Sakar.

Me këtë rast,  Osmani e falënderoi përzemërsisht ambasadorin Sakar për ndihmën e ofruar Kosovës nga shteti i Turqisë në muajin prill.


“Në kohën kur pasiguritë ishin jashtëzakonisht të mëdha dhe populli kosovar po ballafaqohej me një armik të panjohur më parë, shteti i Turqisë na ofroi ndihmë duke konfirmuar kështu miqësinë e mirë në mes të dy shteteve tona”, tha Osmani.

“Shpresoj që Turqia do të mund të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën edhe tutje në luftimin e pandemisë dhe që bashkëpunimi të shkojë përtej kontigjenteve me ndihma e të shohim mundësitë e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit të përvojave dhe njohurive në mes të mjekëve tanë dhe tuaj, duke ndikuar kështu në fuqizimin e qëndrueshëm të sektorit të shëndetësisë”, theksoi Osmani.

Ambasadori Sakar konfirmoi gatishmërinë e Turqisë për të vazhduar me ndarjen e donacioneve për Kosovën si dhe e njoftoi kryetaren për përgatitjen e trajnimeve online për mjekët në Kosovë nga ana e mjekëve turq, me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të situatës me pandeminë dhe trajtimit sa më adekuat të pacientëve me Covid-19.

Në takim, palët vlerësuan lart marrëdhëniet e mira bilaterale në mes të dy shteteve. Ata theksuan se ka nevojë të intensifikohet bashkëpunimi në fushën e diplomacisë parlamentare në mes të dy shteteve dhe të gjenden platforma të përshtatshme për avancimin dhe zhvillimin tutje në mënyrë sa më përmbajtësore të marrëdhënieve bilaterale në mes të Kosovës dhe Turqisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori