Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar bashkatdhetarët në Staten Island dhe shoqatat shqiptare “Ulqini”, “Dibra” si dhe të gjitha shoqatat tjera për pritjen e ngrohtë gjatë vizitës së saj.

Ajo u shpreh se historia e Kosovës është histori sakrifice dhe përpjekjesh të përbashkëta, ku një rol të veçantë ka luajtur mërgata shqiptare në Amerikë.


“Mërgata jonë ka shkruar një kapitull të ndritshëm, gjithmonë krah për krah me popullin tonë, duke dëshmuar se largësia nuk e shuan kurrë dashurinë për atdhe”, ka deklaruar Osmani.