Osmani propozon marrëveshje strategjike me Mbretërinë e Bashkuar në mbrojtje e ekonomi – sekretari britanik e mirëpret propozimin

Osmani propozon marrëveshje strategjike me Mbretërinë e Bashkuar në mbrojtje e ekonomi – sekretari britanik e mirëpret propozimin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se gjatë takimit me sekretarin e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar David Lammy, i propozoi lidhjen e marrëveshjes për thellimin e bashkëpunimit në fushat e mbrojtjes dhe ekonomisë. 

Osmani pas takimit në një konferencë për media ka thënë se kjo marrëveshje do të mbulojë fushën e mbrojtjes dhe të ekonomisë.

“Sot kam bërë propozimin për lidhjen e marrëveshjes për thellimin strategjikë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar që në veçanti do të mbulojë fushën e mbrojtjes dhe të ekonomisë”, ka thënë Osmani.


Ajo po ashtu tha se: “Jemi të përkushtuar të vazhdojmë bashkëpunimin në mes të ekipeve dhe institucioneve tona për ta konkretizuar këtë partneritet dhe për t’i dhënë formën e duhur. Konsideroj se ka hapësirë të jashtëzakonshme për fuqizim të mëtutjeshëm të aleancës sonë dhe prezencë akoma më aktive të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe anasjelltas”.

Osmani po ashtu theksoi se kjo vizitë është një dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, një aleancë e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të demokracisë, të lirisë dhe të paqes.

“Përkushtimi i Mbretërisë së Bashkuar ka qenë i jashtëzakonshëm por edhe i pandërprerë gjatë të gjitha fazave të shtet-ndërtimit tonë. Nga mbështetja jonë për çlirimin, pastaj me shpalljen e pavarësisë e deri të forcimi i institucioneve tona demokratike. Roli juaj ka qenë kyç dhe për këtë jemi thellësisht mirënjohës. Gjatë ditës kemi pas nderin të ju takojmë në shumë raste dhe ngjarje të ndryshme prandaj vazhdimi i diskutimeve tona sot në një format më të avancuar dëshmon rëndësinë që të dyja vendet tona i kushtojnë forcimit të marrëdhënieve bilaterale”, tha Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të gjitha zhvillimet nga Kuvendi - a do të ketë vota të mjaftueshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare?

Të gjitha zhvillimet nga Kuvendi - a do të ketë vota të mjaftueshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare?

Basha thotë se Prokuroria Speciale do të duhej ta intervistonte Haradinajn për shkak të deklaratave se kryeministri është njeri i Serbisë

Basha thotë se Prokuroria Speciale do të duhej ta intervistonte Haradinajn për shkak të deklaratave se kryeministri është njeri i Serbisë

Lajme
Për të tretën herë, Albulena Haxhiun dështon të bëhet kryeparlamentare

Për të tretën herë, Albulena Haxhiun dështon të bëhet kryeparlamentare

Lajme
Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Lajme

"Mbyllet kompania paralele e ujësjellësit dhe mbeturinave të Serbisë në Shtërpcë", Rizvanolli: Asnjë institucion i tillë nuk ka vend në Kosovë

Lajme
Basha thotë se Prokuroria Speciale do të duhej ta intervistonte Haradinajn për shkak të deklaratave se kryeministri është njeri i Serbisë

Basha thotë se Prokuroria Speciale do të duhej ta intervistonte Haradinajn për shkak të deklaratave se kryeministri është njeri i Serbisë

Kalo në kategori