LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Lufta shkatërron shtëpitë dhe shpresat e njerëzve

Osmani: Lufta shkatërron shtëpitë dhe shpresat e njerëzve

Gjatë takimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku u mbajt në kuadër të Asamblesë së 78-të të Përgjithshme të OKB-së, e cila këtë javë po mbahet në Nju Jork. Ministri i punëve të jashtme dhe kryetari i OSBE-së, Bujar Osmani, ai foli për sfidat aktuale ku falënderoi kryesinë shqiptare të Këshillit të Sigurimit për muajin shtator, duke theksuar se prania e kombinuar e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në OKB, dhe se kjo është një shenjë e fortë përkushtimi dhe përgjegjësie nga dy shtete ballkanike

“Lufta përfaqëson shkeljen dhe sfidën më të madhe ndaj rregullave dhe detyrimeve ndërkombëtare që janë shkruar dhe nënshkruar nga e njëjta Rusi që tani po i shkel me përbuzje. Ajo shkatërron jo vetëm jetët dhe mjetet e jetesës në Ukrainë, shtëpitë dhe shpresat e njerëzve, por përtej kësaj, ajo ndikon në jetët e njerëzve shumë përtej Rusisë”, tha Osmani.


Si kryetar i OSBE-së, ai gjithashtu theksoi se organizata vazhdimisht ofron mbështetjen e saj përmes Programit Mbështetës në fusha të ndryshme që tashmë është në terren dhe që përfshin deminimin humanitar, promovimin e sundimit të ligjit dhe zbutjen e ndikimeve të mëvonshme mjedisore dhe ekonomike. Ai lajmëroi gjithashtu se planifikon  të bëj një vizit tjetër në Ukrainë, me qëllim që të dëgjojë drejtpërdrejt nevojat, shpresat dhe frikën e njerëzve

Duke u bazuar në themelet e organizatave tona, siç tha Osmani, dhe duke punuar së bashku, pa kompromis në parimet e dakorduara, “duhet të bëjmë gjithçka për të vazhduar përpjekjet tona të përbashkëta për paqe, stabilitet dhe siguri”.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori