LAJMI I FUNDIT:

Osmani kërkon mbështetjen e Portugalisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Osmani kërkon mbështetjen e Portugalisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Portugali është takuar edhe me ministrin e Jashtëm, Augusto Santos Silva.

Sipas njoftimit, presidentja Osmani ka thënë se prania e Kosovës me ambasadë në këtë shtet është në funksion të intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh dhe kultivimit të marrëdhënieve të mira ndërmjet dy popujve.


Në takim me ministrin Santos Silva, presidentja Osmani ka folur edhe për të arriturat e deritashme të Kosovës, duke potencuar synimin për forcimin e sundimit të ligjit.

Gjithashtu, Presidentja ka përmendur edhe reformat gjithëpërfshirëse në ekonomi.

Ndërkaq sa i përket sfidave, Osmani ka theksuar se Kosova përballet me izolim, shkaku i mosliberalizimit të vizave, duke potencuar faktin se tashmë janë plotësuar të gjitha kriteret.

Ndërkaq sa i përket dialogut me Serbinë, presidentja Osmani ka theksuar se ai domosdoshmërisht duhet të finalizohet me marrëveshje për njohje reciproke.

Osmani ka kërkuar mbështetjen e Portugalisë në rrugën evropiane të Kosovës, si dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Në bisedë me ministrin e Jashtëm portugez, presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e interesuar ta finalizojë nënshkrimin e marrëveshjes së parë ekonomike bilaterale, e cila ka të bëjë me heqjen e taksimit të dyfishtë.

Në këtë kontekst, Osmani ka theksuar se të dy shtetet mund të bashkëpunojnë në sferën e mbrojtjes, ekonomisë, arsimit, turizmit, kulturës, sportit apo të trajnimeve profesionale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori