LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Kemi detyrim që marrëveshjen ta zbatojmë në Kuvend

Osmani: Kemi detyrim që marrëveshjen ta zbatojmë në Kuvend

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me zëvendësin e tij dhe negociatorin kryesor teknik, Bojan Mariçiq, sot qëndrojnë për vizitë pune në Tiranë, Republika e Shqipërisë, në kuadër të së cilës, së bashku me Ministrat dhe zv. kryeministrat për integrime evropiane të vendeve nga rajoni marrin pjesë në Konferencën e tretë për reformat e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WBAR), njofton Telegrafi Maqedoni.

Para fillimit të Konferencës, Osmani mbajti takime bilaterale me Ministren Federale për Evropë, Integrime dhe Punë të Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl. Ai shprehu falënderime të sinqerta për përkushtimin e Austrisë drejt rajonit, në veçanti në pjesën e kryesimit të Austrisë, duke e ngritur procesin e zgjerimit dhe integrimit të rajonit, si një prej prioriteteve kryesore të Bashkimit Evropian.


“Kishim proces jashtëzakonisht të rëndësishëm të referendumit në vend, në të cilën më shumë se 600 mijë qytetar shprehën vullnetin e qartë politik për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, dhe për ta dërguar vendin përpara në procesin integrues. Kemi detyrim të shfrytëzojmë gjitha mundësitë si dhe këtë marrëveshje ta zbatojmë në Kuvend”, theksoi Osmani.

Në konferencën e ditës së sotme për reformat e anëtarësimit në vendet e Ballkanit Perëndimor (WBAR) në Tiranë, mbështetur nga presidenca austriake e Këshillit të BE-së e treta me radhë, e paraprirë nga e para e mbajtur në Shkup në vitin 2015 dhe e dyta e mbajtur në Podgoricë në vitin 2017./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori