LAJMI I FUNDIT:

I reagoi ashpër Macronit për vizat, Osmani: Nuk ishte kërcënim, thjesht isha e sinqertë

I reagoi ashpër Macronit për vizat, Osmani: Nuk ishte kërcënim, thjesht isha e sinqertë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për raportet me ndërkombëtaret dhe masat e BE-së.

Në një intervistë për Top Channel, teksa ka folur për politikën e jashtme dhe marrëdhënien me ndërkombëtarët, Osmani ka vënë theksin tek bisedat e hapura dhe të sinqerta me ta por në asnjë moment kërcënuese.


“Kam mësuar sepse asnjëri nuk jemi perfekt, kam mësuar më shumë nga partneri ynë strategjik SHBA, që sinqeriteti me partnerët, e të jemi të hapur me ta në mënyrë që të dinë se çfarë të presin me ne, është vlerësuar më së shumti”.

Sinjali i Francës për vizat, Osmani: Kjo do të ishte mënyra më efektive për ta vrarë dialogun
Lexo po ashtu Sinjali i Francës për vizat, Osmani: Kjo do të ishte mënyra më efektive për ta vrarë dialogun

Osmani ka thënë se ndërkombëtarët nuk duhet ta ndëshkojnë popullin e Kosovës me masa të ndryshme nëse kanë vërejtje për punën e liderëve institucional të Kosovës.

“Ky nuk është kërcënim është informim në raport me partnerët tanë, nëse nuk janë të kënaqur me veprimet e qeverisë së republikës së Kosovës, apo të presidentes, apo institucioneve në përgjithësi, ndëshkimi nuk duhet të jetë në lidhje me popullin e Kosovës”.

"Rishikimi i vizave do ta vriste dialogun", Osmani kritikohet për gjuhë jo diplomatike
Lexo po ashtu "Rishikimi i vizave do ta vriste dialogun", Osmani kritikohet për gjuhë jo diplomatike

Ndër të tjera, Presidentja tha se është një padrejtësi historike mungesa e liberalizimit të vizave ndaj popullit të Kosovës, pasi sipas saj është i vetmi popull në kontinent, që është 100% në linjë të plotë me çdo vendim të politikës së jashtme.

“Dhe kjo çështja e liberalizimit të vizave është një padrejtësi historike ndaj popullit të Kosovës, ta konsiderosh si një popull që e meriton geton, nënkupton ta vlerësosh si një popull të shkallës së dytë apo të tretë dhe të mos e vlerësosh faktin që është populli më pro-evropian në kontinentin tonë, është 100% në linjë të plotë me çdo vendim të politikës së jashtme”.

“Unë jam e bindur që Macron i vlerëson të gjitha këto prandaj qëllimi im është që të gjithë aleatët tanë të kuptojnë se çfarë e dëmton procesin e dialogut. Unë mendoj që me presidentin Macron e me gjithë të tjerët të jemi të sinqertë e të flasim hapur por në asnjë moment nuk kam përdorur tone kërcënuese. Pa aleatët asnjë sukses i yni nuk do të ishte i yni”, tha Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Lajme
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"

Komunat
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Lajme
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Lajme
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Lajme
Kalo në kategori