Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikut, Feriz Krasniqi.
Në faqen zyrtare të Presidencës së Republikës së Kosovës thuhet se presidentja Vjosa Osmani u shpreh ngushëllime familjes dhe miqve për ndarjen nga jeta të akademik Feriz Krasniqit.
“Jam thellësisht e pikëlluar nga shuarja e akademik Feriz Krasniqit, ish-rektor e prorektor i Universitetit të Prishtinës, si dhe ligjërues universitar.
Kontributi i tij për themelimin e Universitetit të Prishtinës është tejet i çmuar, sikurse edhe puna e tij e palodhshme në sferën akademike, e cila mbetet testament për brezat dhe kujtim i përhershëm për të.
Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, Universitetit të Prishtinës dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të presidentes.
Po ashtu edhe ministrja, Nagavci tha se i ndjeri akademik, Feriz Krasniqi ka dhënë një kontribut të madh në lëmin e kërkimeve shkencore.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin se ka ndërruar jetë akademik, Feriz Krasniqi i cili dha kontribut të madh në lëmin e kërkimeve shkencore, në procesin arsimor-edukativ të shumë brezave, sigurimin e literaturës së nevojshme nga lëmi i biologjisë, zhvillimin institucional si dhe afirmimin e Universitetit të Prishtinës”, ka shkruar Nagavci në Facebook.
Po ashtu ajo tha se akademik Feriz Krasniqi ushtroi një varg funksionesh të ndryshme: një mandat ishte prorektor i Universitetit të Prishtinës, gjatë viteve 1973-1975 dhe dy mandate rektor i Universitetit të Prishtinës, gjatë periudhës 1975-1979.
“Gjithashtu kreu edhe disa funksione shtetërore, si deputet i Dhomës të Kombeve të Kuvendit të dikurshëm Federativ dhe anëtar i Kryesisë së dikurshme të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Nagavci në Facebook.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in
Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës