LAJMI I FUNDIT:

Osmani dhe Hamza zotohen për bashkëpunim

Osmani dhe Hamza zotohen për bashkëpunim

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, ka pritur në një takim pune Bedri Hamza, Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, i shoqëruar edhe nga Lulzim Ismajli, zëvendësguvernator.

Me këtë rast është biseduar për nevojën e bashkëpunimit dhe përkrahjes së ndërsjellë në realizimin e mandatit të institucioneve përkatëse.


Gjatë takimit, është nënvizuar përfitimi që arrihet përmes një procesi të qëndrueshëm të bashkëpunimit dhe me theks të veçantë janë diskutuar përfitimet institucionale nga proceset e auditimit për menaxhmentin dhe institucionet e audituara.

Guvernatori Hamza, ka nënvizuar zotimin e tij për të ofruar gjithë ndihmën e nevojshme në përmbushjen e mandatit të Auditorit të Përgjithshëm nga të gjitha aspektet profesionale e institucionale në mënyrë që Kosova të ketë përfitime nga një Zyre e Auditorit të Përgjithshëm profesionale dhe e paanshme në punën e saj.

Me theks të veçante janë trajtuar përfitimet e procesit të auditimit nga ana e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm jo vetëm për subjektet e audituara por edhe në kuptimin ekonomik të vendit.

Auditori i Përgjithshëm në këtë rast e ka informuar Guvernatorin lidhur me objektivat dhe planin e tij të punës si dhe me kapacitetet ekzistuese të Zyrës.

Në përkrahje të zhvillimit profesional bashkëbiseduesit janë pajtuar për një bashkëpunim të vazhdueshëm e konkret. /Telegrafi/