LAJMI I FUNDIT:

Osmani dekreton hapjen e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan

Osmani dekreton hapjen e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka dekretuar hapjen e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Osmani, përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se dekretimi formal i Misionit të Posaçëm të Kosovës në Selinë e Shenjtë vjen pas dy vite përpjekjesh intensive së bashku me lidershipin e Vatikanit”.


“Ky është një moment historik dhe i rëndësishëm për Kosovën si dhe një kapitull i ri në marrëdhëniet Republikës së Kosovës dhe Vatikanit, të cilat ne jemi të përkushtuar t’i thellojmë”, ka shkruar Osmani.

Zyrtarët në Kosovë gjatë në të kaluarën vizitave të tyre në Selinë e Shenjtë kanë thënë se synojnë të sigurojnë njohjen nga Vatikani.

“Njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë ndikon në fuqizimin e mëtejmë të shtetësisë sonë dhe për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike. Synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani kontribuon në thellimin dhe avancimin e mëtejmë të raporteve tona shekullore, si dhe në rrugën evropiane të vendit tonë”, kishte deklaruar Osmani pas një audience private në Selinë e Shenjtë me Papa Françeskun në janarin e vitit 2023.

Ndërkaq, sipas Ligjit për shërbimin e jashtëm, sa i përket misionit të posaçëm thuhet se ai është një “mision i përkohshëm, që përfaqëson Republikën e Kosovës në një shtet tjetër ose organizatë ndërkombëtare, me pëlqimin e tyre, për të negociuar ose kryer detyra të posaçme,të cilat janë në interes të Republikës së Kosovës”.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shteti njihet nga mbi 100 shtete dhe ka misione diplomatike në vende të ndryshme të botës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori