LAJMI I FUNDIT:

Osmani bën homazhe në Prekaz: Nderojmë sakrificën e familjes Jashari për trimërinë dhe guximin e tyre

Osmani bën homazhe në Prekaz: Nderojmë sakrificën e familjes Jashari për trimërinë dhe guximin e tyre

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në shënimin e 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë ka vizituar kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Osmani tha se nderojnë sakrificën e familjes Jashari për trimërinë dhe guximin e tyre, nëpërmjet të cilëve u vunë themelet e forta të shtetit.


“Pak më herët nderuam edhe presidentin historik, Ibrahim Rugova, arkitektin e shtetit të Kosovës, veprimtarinë Adem Demaçi. Bëmë nderime edhe tek monumenti i të pagjeturve, i atyre që u zhdukën me dhunë gjatë luftës në Kosovë, për të kujtuar që plagët në Kosovë akoma janë të thella, përderisa bëjmë përpjekje që t’i gjejmë më të dashurit tanë”, ka thënë ajo.

Sipas saj në këtë ditë të veçantë “Sot është edhe një ditë shprese”.

“Kjo sepse Kosova, jo vetëm që është shtet me qytetarët më të rinj është dhe shteti më i ri në Ballkan me një rrugë të qartë përpara, ajo rrugë është rruga euroatlantike, ku Kosova e ka vendin dhe ku do ta gjej vendin e saj shumë shpejt”, ka thënë Osmani.

Ndryshe, presidentja Osmani bashk me homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj, kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti kanë bërë homazhe edhe te varri i presidentit, Ibrahim Rugova, te veprimtari Adem Demaçi dhe te Obelisku i të pagjeturve në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori