LAJMI I FUNDIT:

OSBE dënon vrasjen e 21-vjeçares: Duket të jetë femicid

OSBE dënon vrasjen e 21-vjeçares: Duket të jetë femicid

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka shprehur trishtim dhe pikëllim për vrasjen e gruas 21-vjeçare nga ish-bashkëshorti dhe plagosjen e 15-vjeçarit në Ferizaj.

OSBE thotë se ky krim duket se ka ndodhur për arsye gjinore.


“Kërkojmë nga Policia e Kosovës që ta arrestojë të dyshuarin në atë që duket të jetë femicid”, shkruan na faqen e misionit në X, derisa për këtë vepër tashmë është prangosur një 36-vjeçar.

“Do të vijojmë të punojmë pamëshirshëm me partnerët tanë për ta luftuar dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje”, thuhet në reagimin e OSBE-së.

Një 21-vjeçare u vra në objektin e  Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, kurse vëllai i saj 15-vjeçar u plagos. Siç kanë konfirmuar autoritetet, i dyshuar është ish-partneri i viktimës. Të dy ishin takuar në QPS, gjatë kohës kur gruaja kishte dërguar fëmijën për ta takuar babanë.

Policia ka arrestuar 36-vjeçarin e dyshuar. /Telegrafi/