Ish-lideri i organizatës terroriste Al-Qaeda, Osama bin Laden, mund të ketë komunikuar në mënyrë të fshehtë me bashkëpunëtorët e tij terroristë, duke fshehur mesazhe të koduara nëpër video porno, thuhet në një dokumentar të ri.

Sipas dokumentarit të ri të National Geographic, është bërë analizimi në detaje i materialeve digjitale të marra nga forcat speciale amerikane që ishin futur në vendin ku po strehohej terroristi i shumëkërkuar në Pakistan, ku edhe u vra më 2 maj të vitit 2011, transmeton Telegrafi.

Bin Laden, që është përgjegjës për sulmet mbi kullat binjake, në vendin ku është vrarë janë gjetur materiale të ndryshme pornografike.

Reklama

Kurse tani, dokumentari i ri i prezantuar nga Peter Bergen – analist i sigurisë në CNN që njëherit është gazetari i parë perëndimor që intervistoi Bin Ladenin – ka eksploruar për të zbuluar se Osama kishte përdorur materiale pornografike brenda të cilave kishte mesazhe të fshehta.

Reklama

Sipas letrave të tij, bin Laeden kishte frikë përdorimin e e-mail-it. Pjesën më të madhe të komunikimit me bashkëpunëtorët në pjesë tjera të botës e kishte realizuar përmes njerëzve të besuar që i dërgonte.

Misteri i origjinës së videove, gjithashtu janë  subjekt i shumë debateve. Bin Ladeni nuk kishte internet në vendin ku po fshihej apo kompjuter, por televizorë edhe atë të shumtë në numër.

Reklama

Ai jetonte edhe me 22 persona tjerë në shtëpinë sekrete, por nuk dihet nëse bin Laden është përgjegjës për grumbullimin e materiale pornografike. /Telegrafi/