LAJMI I FUNDIT:

Ortodoksët para një ndarjeje të re!

Ortodoksët para një ndarjeje të re!

Pas insistimit të Patrikanës së Ukrainës që të ndahet nga Kisha Ortodokse e Rusisë, ka zënë fill edhe një ndarje e re që mund të jetë shumë e dhimbshme për ortodoksët.

Patrikana e Ukrainës në prill të këtij viti i ka shkruar letër Patrikanës së Stambollit dhe ka kërkuar nga ajo ndihmë dhe mbështetje për këtë ndarje. Sipas rregullave, për këtë nevojitet ndihma e gjysmës së botës ortodokse. E, në botë llogaritet se jetojnë diku afër 260 milion ortodoksë.

Ajo që jo të gjithë e dinë është fakti se rregullimi “administrativ” i botës ortodokse nuk është sikur i botës katolike që ka qendrën në Vatikan, apo si bota islame që kishte dikur halifatin. Zona të ndryshme gjeografike kanë kishat dhe patrikanat thuajse të pavarura, por që disa nga ato janë më të njohura se të tjerat, pikërisht për shkak të rolit të tyre në historinë e krishterimit.

Patrikana e Stambollit që është ekumenike, është më e njohura në botë. Andaj, shumë njerëz mendojnë se Stambolli është qendra e botës ortodokse dhe se Patrikana e Kostandinopojës është “halifati” ortodoks i botës. Kjo nuk është e vërtete.

Ç’është e vërteta, gjysma e ortodoksëve që jetojnë në botë sot jetojnë në Rusi. Pason Ukraina, Bjellorusia, vendet e Ballkanit dhe të tjerët të shpërndarë nëpër botë. Pas rënies së Bizantit dhe pasi Moska shpall veten për Romën e III-të – meqë përgjatë historisë kishte luajtur një rol relativisht determinues në arenën ndërkombëtare – Rusia determinohet si të ishte kryeqendra e botës ortodokse. Edhe pse në fakt pati refleksione të këtilla, Kisha Ortodokse Ruse (Patrikana e Moskës) radhitet në pozitën e pestë nëpër lutjet (duatë) zyrtare të ritualeve ortodokse. E para që përmendet në ato lutje është Patrikana e Stambollit, e dyta është Patrikana e Aleksandrisë në Egjipt, e treta Patrikana e Antakisë në Turqi dhe e katërta është Patrikana në Kudsi Sherif (Jerusalem).

Nga ana tjetër, kishat ortodokse që janë në Kosovë, edhe pse ato janë të Kosovës dhe u përkasin para së gjithash shqiptarëve e jo serbëve, për shkak të politikave shoviniste serbe mbi shqiptarët e sidomos për shkak të injorancës dhe naivitetit politik të klasës politike shqiptare, ato kisha i ka marrë nën kontroll dhe i menaxhon edhe fetarisht Kisha Ortodokse Serbe. Ndër detyrat me rëndësi që do të duhej t’i kryente shkenca e historisë shqiptare, është të gjejë materiale arkivore të nevojshme rreth ndërtimit dhe historisë së atyre kishave dhe një ditë, kur është e mundur të bisedohet me insistim dhe me interes për shqiptarët, ato materiale të prezantohen.

Në trend

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori