LAJMI I FUNDIT:

Orllani bëhet me rrjet kanalizimi dhe impiant të ujërave të zeza

Orllani bëhet me rrjet kanalizimi dhe impiant të ujërave të zeza

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur sot në një takim Alan Brown – përfaqësues i Konzorciumit “Dorsch International Consultants GmbH” dhe “Community Development Iniciativës – CDI, me të cilin ka biseduar për realizimin e projektit për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit dhe impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Orllan.

Në takimin e kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, me përfaqësuesin e konzorciumit “Dorsch International Consultants GmbH” dhe “Community Development Initiatives – CDI (DORSH/CDI), Alan Brown, i cili është menaxher i “Programit mbështetës për ujë dhe kanalizim në zonat rurale faza e pestë”, është biseduar për detajet e realizimit të projektit për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit dhe impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në fshatin Orllan.

Përfaqësuesi i Konzorciumit DORSH/CDI, e cila është implementuese e donacioneve të Qeverisë Zvicerane, Alan Brown, e informoi kryetarin Veliu për projektin ideor për ndërtimin e Impiantit për trajtimin biologjik të ujërave të zeza në Orllan.


Kryetari Veliu shprehu gatishmërinë që Komuna të ndihmojë në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për banorët e Orllanit.

“Komuna do të kryejë të gjitha procedurat për të siguruar lokacionin dhe hapësirën e nevojshme për impiantin, në mënyrë që në fillim të vitit 2017 të fillojë realizimi i këtij projekti”, tha Kryetari Veliu.

Me këtë projekt është paraparë që krahas ndërtimit të Impiantit Konzorciumi DORSH/CDI të ndërtojë edhe rrjetin e kanalizimit në Orllan. Ky konzorcium do të hartojë projektin e ndërtimit të impiantit dhe rrjetit të kanalizimit, për realizimin e të cilit ka planifikuar një buxhet prej 500-600 mijë euro.
Me realizimin e këtij projekti ujërat e zeza të fshatit Orllan do të pastrohen deri në masën 90-95 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

Ekonomi
Kalo në kategori