Origi: Luftuam për lojtarët e lënduar

323:"LIVERPOOL, ENGLAND - MAY 07: Divock Origi of Liverpool (27) celebrates as he scores his team's fourth goal with Dejan Lovren and team mates during the UEFA Champions League Semi Final second leg match between Liverpool and Barcelona at Anfield on May 07, 2019 in Liverpool, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images) 12:"Getty Images
Heroi i Liverpoolit në ndeshjen kundër Barcelonës, Divock Origi, i ka dhënë rëndësi suksesit të skuadrës duke u shprehur modest për golat e tij.
Sulmuesi belg luajti nga minuta e parë së bashku me Xherdan Shaqirin për shkak të lëndimeve të Roberto Firminos dhe Mohamed Salah.
Dhe ai ishte ndër lojtarët vendimtarë për kualifikimin e Liverpoolit në finale, pasi i shënoi dy nga katër golat e Redsave.

"Gjithçka ka pasur të bëjë me skuadrën (sesa për golat e mi). Luajtëm për mrekulli. E dinim se do të ishte një mbrëmje e veçantë".
"Deshëm të luftonim për djemtë e lënduar. Luftuam shumë", ka thënë Origi për BT Sport pas ndeshjes. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































