LAJMI I FUNDIT:

Orientimi seksual, shkak i dhunës ndaj nxënësve të moshës 15 vjeçare në Maqedoni (Video)

Orientimi seksual, shkak i dhunës ndaj nxënësve të moshës 15 vjeçare në Maqedoni (Video)

Sipas një studimi, nxënësit e moshës 15 vjeçare në Maqedoni, me orientim të theksuar homo dhe biseksual, janë shpeshherë viktima të dhunës dhe keqtrajtimit në shkollë, dhe të dhunës psiko-fizike në shtëpi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Krahasuar me moshatarët e tyre heteroseksualë, të rinjtë e kësaj kategorie janë pothuajse pesë herë më shpesh të sulmuar dhe seksualisht të shqetësuar, duke mos pasur se ku të drejtohen. Një pjesë e madhe e tyre ballafaqohen me mirëkuptim të paktë në familje dhe mbështetje të pamjaftueshme nga ana e prindërve.


“Dhuna është dy deri tri herë më e lartë në mesin e fëmijëve. Këta fëmijë janë të ekspozuar ndaj dhunës dhe janë viktima të keqtrajtimit në shkollë por edhe në familje. Ata i ekspozohen dhunës, sharjeve, rrahjeve dhe sulmeve seksuale”, u shpreh për TV21, Lina Qostarova Unkovska, hulumtuese kryesore.

Hulumtimi tregon se nevojiten reforma sistemore në arsim, në mënyrë që të rritet vetëdija tek të rinjtë për nevojën për siguri dhe barazi në shkollë, pra në ambientin ku ata e kalojnë periudhën kyçe të zhvillimit të tyre individual.

“Klientët që vijnë te Koalicioni ynë, shpeshherë janë në moshën prej 16 deri 18 vjeç. Këta janë të rinj që janë të kyçur në procesin arsimor dhe që përjetojnë probleme dhe trauma të ndryshme në ambientin shkollor sepse janë të ndryshëm nga shumica”, tha Irena Cvetkoviq, Drejtoreshë Ekzekutive e DSSHBM.

Publikimi i studimit përmban edhe rezultatet për sjelljen seksuale, interesimet dhe mbrojtjen e të rinjve të moshës 15 vjeç. Bëhet fjalë për një hulumtim ndërkombëtar që ka të bëjë me shëndetin e fëmijëve të moshave shkollore, ndërmjet 11 dhe 15 vjeç, që zbatohet çdo të katërtin vit në 44 vende të Evropës dhe Amerikës Veriore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori