LAJMI I FUNDIT:

Organizohet trajnimi me temën “Qasja e duhur e komunikimit afarist dhe e shitjeve përmes telefonit”

Organizohet trajnimi me temën “Qasja e duhur e komunikimit afarist dhe e shitjeve përmes telefonit”

Denis Gafuri trajner i shitjes organizon seminarin e radhës, mirëpo këtë here me një temë shumë interesante, “Qasja e duhur e komunikimit afarist dhe e shitjeve përmes telefonit”.

Është koha ideale për një seminar të tillë, për t’u përgatitur për vitin e ri 2019 me një qasje ndryshe të stafit tuaj të në komunikim dhe shitje përmes telefonit.

Do të jemi të lumtur t’iu ndihmojmë në këtë drejtim dhe po ju sigurojmë që me aplikimin e sugjerimeve tona për ju ose për personelin e kompanisë tuaj, do t’iu përmirësohet shumë raporti me klientin dhe perfomanca do të jetë me rezultate pozitive financiare.

Qëllimi i këtij trajnimi është të kemi qëndrim pozitiv mendor, të fitojmë aftësi të reja në shitje përmes telefonit, dhe për të ndërtuar marrëdhënie afatgjate me klientët.

Temat kyçe që do të trajtohen
– Standardet e komunikimit afarist me telefon
– Hyrje para komunikimit me telefon
– Refuzimi
– Qëllimi
– Dorëshkrimi
– Përgatitja
– Ushtrime-aktivitete
– Aktivizimi shitjes
– Teknikat
– Zëri
– Frenuesit e komunikimit

Identifikimi i komponentët kryesorë të hapjeve dhe mbylljeve efektive të thirrjeve.

Shmangni problemet më të zakonshme të etiketës telefonike dhe zakonet e këqija.

Identifikimi i mënyrës për të mbyllur me profesionalizëm thirrjen për të lënë klientin me një përshtypje pozitive.

Si të balanconi shërbimin e mirë të klientit me kohëzgjatjen e thirrjes, duke marrë parasysh kërkesat e telefonuesit?

Qasja profesionale me telefon, është më shumë së shitje, çdo telefonatë është një klient potencial.

Trajnimi do të mbahet më datën 24 janar 2019, në hotel “Semitronix”, Prishtinë, prej orës 10:00 deri ne ora 16:00.

Përfshihet pjesëmarrja tërë ditore, dreka dhe pijet, materiali punues, udhërrëfyesi për shitje dhe komunikim në gjuhën shqipe si dhe certifikata.

Investimi juaj për pjesëmarrje është 89 euro, çmim ky promocional për rezervimet deri me datën 15 janar, pas kësaj date çmimi do të jetë 125 euro.

Për grupe me më shumë anëtarë kërkoni ofertë speciale!

Për rezervime dhe informata na kontaktoni në +38345510009 ose në sales@denisgafuri.com

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar kështu që rezervoni tani!