LAJMI I FUNDIT:

Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, gjashtë persona shoqërohen në Polici

Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, gjashtë persona shoqërohen në Polici
Foto: Ilustrim

Mbrëmë, rreth orës 23:45 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në një lokal në rrugën “Ilir Konushevci” në Ferizaj dyshohej se disa persona ishin duke zhvilluar aktivitet joligjorë duke luajtur bixhoz.

Në njoftim thuhet se njësitet reaguese në mbështetje edhe nga hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, iu kanë përgjigjur kësaj informate dhe aty kanë hasur gjashtë persona duke luajtur bixhoz.


“Me këtë rast, policia ka marrë veprimet e nevojshme hetimore, duke bërë fotografimin dhe si dëshmi materiale kanë gjetur 348 çipa të ngjyrave të ndryshme që konvertohen në shuma të caktuara të parave gjatë lojës, 2 palë letra bixhozi që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat edhe janë konfiskuar.

Pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit nga policët e Njësisë  së  Hetimeve, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është iniciuar rast penal “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” për procedura të mëtejme hetimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Kalo në kategori