LAJMI I FUNDIT:

Organizatat joqeveritare në protesta më 14 Prill

Organizatat joqeveritare në protesta më 14 Prill

66 organizata joqeveritare nga Maqedonia sot kërkuan shtyerjen e zgjedhjeve të planifikuara për 5 qershor të këtij viti dhe ftuan qytetarët për protesta më 14 prill, ora 18 para Kuvendit të Maqedonisë që të porosisin se nuk ka kushte për zgjedhje të drejta dhe demokratike në këtë datë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në mes tjerash në këtë apel thuhet ”Nuk ka kushte për organizim të zgjedhjeve të rregullta, të besueshme dhe të drejta më 5 qershor, e as që ka kohë deri më atë afat që të krijohen kushtet e nevojshme. Lista e votuesve nuk është pastruar, nuk ndalen kërcënimet, shantazhet dhe shtypjet mbi qytetarët, funksionarët nuk ndalen me keqpërdorimin e institucioneve në interes të partisë, kurse mediat janë larg raportimit të drejtë. Mënyra dhe dinamika me të cilën në periudhën e kaluar u zbatuan “reformat” nuk do të mundojnë mënjanimin e këtyre gjendjeve jodemokratike shkatërruesen që të pasqyron vullnetin e vërtet politik të qytetarëve.


Në vend se të kemi më shumë demokraci, sundim të së drejtës dhe ndarje më të mirë të pushtetit, ne në periudhën e kaluar dëshmuam zmbrapsjen e këtyre proceseve nëpërmjet vendimit njëanësor dhe jokushtetues për shtyrjen e shpërbërjes së Parlamentit, aktin skandaloz të mundësimit të faljes së veprave për mashtrime zgjedhore nga Gjykata kushtetuese dhe vendime kontroverse të Gjykatës penale dhe të apelit mbi hetimet e Prokurorisë speciale publike.
Maqedonia rrezikon të futet në një zbrazëtirë të re, më të rrezikshme dhe kundërdemokratike ku përsëri do të falsifikohet dhe përdhunohet vullneti ynë politik. Për këtë shkak, zgjedhjet as nuk duhet të caktohen e as të mbahen më 5 qershor. Kuvendi i republikës së Maqedonisë, në krye me Presidentin e kuvendit menjëherë duhet të shqyrtojnë gjendjen e rrezikshme të shtetit, të mbajnë takim urgjent dhe të shtyn zgjedhjet derisa të plotësohen kushtet minimale të nevojshme që të jenë të rregullta, të pastra dhe të drejta. Ndryshe, nëse nuk ndodh kjo, mundësia e vetme që na mbetet është bojkotim i zgjedhjeve kriminele, të rregulluara dhe paraprakisht të vjedhura.

Ju ftojmë në protesta të enjten (14 prill të vitit 2016) në ora 18:00 para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që t’ju porositim Kryetarit dhe tërë Kuvendit mos të caktojnë datën e zgjedhjeve derisa nuk përmbushen kushtet.
Ju ftojmë së bashku dhe zëshëm ti tregojmë pushtetit dhe bashkësisë ndërkombëtare se qytetarët e Maqedonisë kanë zgjedhur demokracinë dhe pluralizmin prej vitit 1991, dhe jo këtë regjim i cili shtyp të drejtat dhe liritë e qytetarëve.
Ju ftojmë së bashku dhe me vendosmëri t’ju themi: SHTYNI ZGJEDHJET! NDRYSHE – BOJKOT!” thuhet në deklaratën e nënshkruar nga 66 organizata joqeveritare nga Maqedonia./Telegrafi/