LAJMI I FUNDIT:

Me orenditë që bleu përmes internetit, i erdhi edhe diçka e frikshme (Foto)

Me orenditë që bleu përmes internetit, i erdhi edhe diçka e frikshme (Foto)

Një grua nga Plymouth i Anglisë, është tmerruar kur e ka hapur pakon në të cilën ndodhej një dollap të cilin e kishte blerë përmes internetit.

Ruth Summerbell ka qenë duke i shpalosur kartonët, kur para saj ka rënë reptili i ngordhur, transmeton Telegrafi.


Fillimisht ajo ka menduar se është i gjallë dhe e ka kapur paniku, por me të parë se nuk po lëvizur është qetësuar.

Pakoja 2

“Duke e hapur pakon ku ndodhej dollapi, më doli gjarpri dhe më shkaktoi panik të madhe. Por më vonë e pashë që nuk bënte lëvizje, dhe e preka me një shkop që të sigurohem që nuk është gjallë”, ka thënë ajo.

E vogël por trimëreshë: Shikoni si reagon vogëlushja kur gjen një gjarpër (Video)
Lexo po ashtu E vogël por trimëreshë: Shikoni si reagon vogëlushja kur gjen një gjarpër (Video)

Mësohet se ky është një piton brazilian, i cili ka hyrë në pako derisa ka qenë ende në kompaninë e prodhuesit. /Telegrafi/