Aktivistët e ORCA-s, Rron Gjinovci dhe Dibran Hoxha gjatë ditës së hënë kanë penguar të mbahet ligjërata e profesorit Bujar Dugolli në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës.

Reklama

Të njëjtit janë arrestuar nga Policia e Kosovës pas këtij aksioni ndaj “paligjatorëve të shpallur” nga Këshilli i Etikës së po të njëjtit fakultet.

“Pasi procedurat për vendimin përfundimtar për rastin e plagjiaturës Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati po marrin kohë siç ndodhë rëndon në Universitetin e Prishtinës, kemi vendosur që nga tash e tutje të kalojmë në aktivizëm gueril. Në të gjitha rastet kur institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve, ORCA do të reagojë duke iu pamundësuar kryesve aktivitetin e tyre të përditshëm normal”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

Reklama
Reklama

Ndërsa në videon e publikuar nga ORCA, shihet momenti i arrestimit të Gjionvcit dhe Hoxhës.

Përndryshe të dy aktivistët tashmë janë liruar e këtë e konfirmon vetë Rron Gjinovci në rrjetin social Facebook./Telegrafi/