LAJMI I FUNDIT:

ORCA: Kuvendi duhet t’i emërojë sot anëtarët e KShC

ORCA: Kuvendi duhet t’i emërojë sot anëtarët e KShC

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) i bën thirrje Kuvendit të Kosovës që ta trajtojë me urgjencë emërimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë i cili do të diskutohet sot në Kuvend.

ORCA rikujton se vetëm pas 3 ditësh, më 19 prill Asambleja e Përgjithshme e Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) do ta shqyrtojë rastin e Kosovës, statusi i së cilës është propozuar të zbritet nga “anëtar” në “anëtar nën shqyrtim”.


“Mosemërimi me kohë i anëtarëve të Këshillit Shtetëror i Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim mund të sjellë pasoja për Agjencinë, ndërkaq emërimi dhe përgatitja e mirë e mbrojtjes mund ta evitojë dëmin e mëtutjeshëm për Agjencinë, institucionet e arsimit të lartë dhe studentët e tyre”, thuhet në reagimin e ORCA-s.

ORCA konsideron se hartimi i udhëzimit administrativ për emërimin e këtyre anëtarëve ku ka qenë e përfshirë shoqëria civile dhe spektri politik opozitar si dhe përzgjedhja e anëtarëve nga një komision ku po ashtu ka marrë pjesë shoqëria civile kanë qenë transparente dhe në përputhje me standardet evropiane të kërkuara në dokumentet e ENQA dhe EQAR.

Prandaj, ORCA konsideron se nuk ka arsye për vonesa të mëtutjeshme dhe se vendimi për emërimin e anëtarëve tëKShC duhet të merret para 19 prillit që është një datë e rëndësishme për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

ORCA i bën thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës që ashtu siç kanë bërë deri tash lidhur me këtë çështje, të vazhdojnë ta shohin interesin e vendit si prioritar duke lënë anash pakënaqësitë e mundshme partiake. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori