LAJMI I FUNDIT:

ORCA: UP-ja në krizë morale e akademike e mbushur me ngacmues dhe plagjiatorë

ORCA: UP-ja në krizë morale e akademike e mbushur me ngacmues dhe plagjiatorë

ORCA  përmes një reagimi publik thotë se është e tronditur nga dëshmitë në media të studenteve dhe studentëve lidhur me ngacmimet seksuale dhe cenimin e integritetit personal e trupor të tyre nga profesori Xhevat Krasniqi.

Sipas ORCA, heshtja e universitetit dhe mosdistancimi nga shkeljet e pretenduara si hap i parë, është e frikshme dhe krijon rrethana të favorshme për mosndëshkim të kryesit të shkeljeve.


“Dëshmitë tronditëse të studenteve dhe studentëve lidhur me trajtimin jonjerëzor të tyre në përditshmërinë e tyre, tregojnë për një ambient të prapambetur akademik. Maltretimi i studentëve dhe sjellja e keqe ndaj tyre po bën që dita ditës Universiteti i Prishtinës, ndonëse më i miri në vend, të ketë më pak studentë, ndërkohë ata po ua mësyjnë kolegjeve private ku trajtimi si klient blerës është pakrahasimisht më i mirë se cilido trajtim në Universitetin e Prishtinës”, thuhet në reagim.

Ngacmimet seksuale, rrëfimi i studenteve të UP-së për profesorin e denoncuar
Lexo po ashtu Ngacmimet seksuale, rrëfimi i studenteve të UP-së për profesorin e denoncuar

Tutje, ORCA thekson se inkompetenca e Këshillit të Etikës po rrezikon reputacionin e universiteti.

“Në njërën anë fsheh dhe justifikon ngacmimet seksuale, në anën tjetër merr vendime absurde në mbrojtje të plagjiatorëve dhe kështu ka krijuar një imazh ku UP-ja duket si strehë e sigurt e plagjiatorëve, ngacmuesve dhe shkelësve të tjerë.

Praktikat e maltretimit të studentëve përmes mënyrave primitive të notimit duke i detyruar të presin me orë të tëra në koridore për tu mbyllur pastaj në zyra ku ndaj tyre përdoret gjuhë ofenduese duhet të marrin fund. Kalueshmëria e studentëve në provime duhet të jetë matës i performancës së profesorëve po ashtu”.

Më tej, në reagim thuhet se “koordinatorët e cilësisë duhet ta monitorojnë kalueshmërinë e studentëve dhe ta vërejnë kur paraqiten anomali të moskalimit në provime të studenteve femra për disa herë, çka është metodë e vjetër e kushtëzimit seksual e raportuar për vite me radhë në UP”.

Protestë para Fakultetit të Edukimit, 27 studente e akuzojnë profesorin për ngacmim seksual
Lexo po ashtu Protestë para Fakultetit të Edukimit, 27 studente e akuzojnë profesorin për ngacmim seksual

“Një numër i konsiderueshëm i profesorëve duhet po ashtu t’i nënshtrohen vlerësimit psikiatrik për t’i vlerësuar aftësitë e tyre për ta kryer punën e profesorit në universitet.

ORCA përsëritë edhe një herë nevojën e vetingut akademik si mjet për pastrimin e tij nga ngacmuesit, plagjiatorët dhe shkelësit e tjerë të mundshëm.

Studentetet dhe studentët që po flasin publikisht për rastin në fjalë, ORCA i konsideron heronj të luftës për integritet akademik dhe shfrytëzon rastin t’i ftojë të gjithë kolegët dhe koleget e tyre të raportojnë për raste të ngjashme”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori