LAJMI I FUNDIT:

ORCA: 45 përqind e profesorëve në UP kanë koeficientin zero

ORCA: 45 përqind e profesorëve në UP kanë koeficientin zero

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ka prezantuar sot raportin final për këtë vit, lidhur me integritetin akademik të Universitetit të Prishtinës. Aty u tha se 45 përqind e profesorëve në UP kanë koeficientin zero, duke mos pasur asnjë punim shkencor të publikuar në revista shkencore.

E fakulteti me më së paku punime për profesor doli të jetë Fakulteti i Filologjisë me 0.92 punime për profesor.


Autorja e këtij raporti, Adea Kondirolli, e cila bëri një prezantim të shkurtër të të gjeturave, tha se Fakulteti i FSHMN-së prinë për nga numri i punimeve shkencore.

Sa i përket titujve të profesorëve, Kondirolli tha se ka edhe ligjërues të cilët nuk kanë fare tituj.

“Këtë vit kemi 45 përqind të profesorëve me koeficientin zero. Nuk e kanë asnjë punim në revistat e publikuara në databaza, qoftë edhe të nivelit të tretë 0.75. Pra, 208 profesor nga 465 nuk e kanë asnjë punim të indeksum në ndonjë databazë shkencore… 11’18” Fakulteti i Bujqësisë i ka 184 punime në revistën shkencore të indeksime në databaza, dhe punime në revista të dyshimta i ka 34. Punime për kokë profesori i ka 5.5, që është fakulteti me më së shumti punime në UP. I pari është FSHMN-ja dhe i dyti Mjekësia. Ndërkohë Fakulteti i Bujqësisë i ka 10 ligjërues, njerëz që bartin lëndë e që nuk kanë titull profesori”, shpjegoi ajo.

Ajo foli edhe për justifikimin e titujve, me ç’rast tha se Fakulteti i Edukimit Fizik ka justifikimin më të ulët në të gjithë Universitetin.

“Fakulteti i Edukimit Fizik e ka justifikimin më të ulët në gjithë universitetin. Është vetëm një që e justifikon titullin.Fakulteti Ekonomik vazhdon të jetë një nga më të dobëtit në UP, dhe Filologjiku, e ka vetëm 23 përqind justifikimin e titujve. Fakulteti Filozofik e ka një përmirësim të lehtë prej 2-3 përqind prej vitit të kaluar”, shtoi ajo.

Rron Gjinovci nga kjo organizatë tha se janë të përkushtuar që përmes hulumtimit e kritikës publike synojnë mirëqenien për gjithë shoqërinë.

“Ne, jemi nën shpatë dhe kjo shpatë është cilësia e UP-së që është e varur me një litar të hollë për integritetin akademik, publikimin shkencor dhe menaxhimin e mirë. Nëse asgjë tjetër, ky është motivi jonë si organizatë, dhe ky duhet të jetë motivi jonë si shoqëri… Ne duhet të punojmë për ta krijuar fronin e mirëqenies për shoqërinë tonë, dhe pasi të jemi angazhuar shumë që rreziqet të jenë të shtrënguara fort pas vlerave tona të larta morale e etike si shoqëri, atëherë ne do të mund t’i gëzohemi mirëqenies sa të jetë koha”, u shpreh Gjinovci.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe doktor Taulant Muka, drejtues i një grupi kërkimor në Universitetin e Bernës në Zvicër, i cili ka prezantuar të gjeturat e tij nga një hulumtim që kishte bërë për cilësinë e arsimit në Shqipëri.

Ai tha se është pak e vështirë të nxjerrësh statistika në Kosovë, derisa shtoi se Shqipëria mban numrin më të ulët të publikimeve në krahasim me vendet e tjera në rajon.

“Tek grafiku që ju shikoni në ekran, tregon numrin e publikimeve të vendeve të rajonit. Kosova nuk është në grafik sepse ka një specifikë dhe është pak e vështirë për të nxjerrë të dhënat. Por këtu është Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia. Nëse e shikon, Shqipëria mban numrin më të ulët të publikimeve në rajon. Pavarësisht numrit të vogël të publikimeve, numri i titujve akademik është rritur. Dhe nuk korrespondon me atë që ne kemi si produkt shkencor kombëtar ”, tha ai.

Nga raporti i publikuar sot nga ORCA del se në UP këtë vit janë identifikuar 1735 punime shkencore, derisa në vitin 2017 kanë qenë 1320 punime. Ndërsa mesatarja e punimeve të publikuara në revista me koeficient është 3.7 punime për profesor në nivel universiteti. Tutje, sipas raportit në fjalë, fakulteti me më së paku punime për profesor është Fakulteti i Filologjisë me 0.92 punime për profesor.

Krejt në fund, përfaqësues të ORCA-s bënë të ditur se nga marsi i vitit tjetër do të angazhohen edhe në hulumtimin e universiteteve tjera publike në Universitetin e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Kalo në kategori