LAJMI I FUNDIT:

Orban i Hungarisë do të takohet me aleatin Donald Trump më 8 mars

Orban i Hungarisë do të takohet me aleatin Donald Trump më 8 mars

Kryeministri nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban, do të takohet me ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, këtë të premte në Florida.

Orban i krahut të djathtë, i cili ka qenë rregullisht në mosmarrëveshje me BE-në lidhur me fushatat e tij kundër imigracionit dhe lëvizjet për të vënë gjyqësorin, OJQ-të dhe mediat nën kontrollin më të madh të shtetit, është përshkruar nga Trump si një “lider i madh”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Politikat konservatore të Orbanit kanë fituar gjithashtu vlerësime midis figurave populiste në Shtetet e Bashkuara dhe Hungaria ka pritur takimet e CPAC, Konferenca e Veprimit Politik Konservator, në vitet e fundit.

Dhe muajin e ardhshëm Hungaria do të presë CPAC për herë të tretë.

Kryeministri hungarez, i cili ka refuzuar të dërgojë armë në Ukrainë dhe ka mbajtur lidhje të ngushta ekonomike me Rusinë që nga pushtimi rus në vitin 2022, ka thënë vazhdimisht se vetëm kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë mund të sjellë paqe në Ukrainë.

“E vetmja mundësi e botës për një marrëveshje relativisht të shpejtë të paqes është ndryshimi politik në Shtetet e Bashkuara, dhe kjo lidhet me atë se kush është presidenti”.

Ndërsa Trump, i cili po kërkon rizgjedhjen, shkaktoi zemërim mes aleatëve perëndimorë muajin e kaluar pasi sugjeroi se Shtetet e Bashkuara mund të mos mbrojnë aleatët e NATO-s, të cilët nuk po shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen nga një pushtim i mundshëm rus.

Orban ka thënë se zgjedhjet presidenciale në SHBA këtë vit dhe vota për Parlamentin Evropian në qershor do të ishin vendimtare dhe se konservatorët në Evropë dhe SHBA duhet të luftojnë së bashku për të “ripushtuar” institucionet në Uashington dhe Bruksel nga liberalët që, sipas Orban, kërcënojnë qytetërimin perëndimor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori