Jemi futur në javët vendimtare në elitën e futbollit kosovar Albi Mall Superligë.

Deri më tani janë zhvilluar 33 xhiro ku përveç Drenicës që ka rënë nga elita e futbollit kosovar të gjitha skuadrat janë brenda objektivave.


FFK ka publikuar edhe orarin e tre xhirove të fundit të cilat do të zhvillohen në të njëjtën kohë.

Xhiro e 34-të zhvillohet më 14 maj nga ora 15:00, xhiro e 35-të më 21 maj derisa kampionati përfundon në xhiron e 36-të me ndeshjet që luhen më 28 maj.

Drita Ballkani 9

Drita dhe Ballkani po luftojnë për titullin e kampionit me nga 66 pikë që janë në krye.

Gjilanasit do të luajnë në udhëtim te rivali lokal Gjilani, presin Malishevën dhe përballen me Drenicën në udhëtim në ndeshjen e fundit.

Ndërkohë kampioni në fuqi Ballkani kërkon mbrojtjen e titullit në sfidat ndaj Llapit e Ferizajt në shtëpi dhe xhiron e fundit luajnë ndaj Gjilanit në udhëtim. /Telegrafi/

34

35

36

telegrafi sport app