LAJMI I FUNDIT:

Ora që shihni në dorën e Rudiger është 30 herë më e shtrenjtë se trofeu i Ligës së Kampionëve me të cilin ai ka pozuar

Ora që shihni në dorën e Rudiger është 30 herë më e shtrenjtë se trofeu i Ligës së Kampionëve me të cilin ai ka pozuar

Futbollisti i Real Madridit, Antonio Rudiger ka pozuar me trofeun e Ligës së Kampionëve, ndërsa mbante një orë në dorë, e cila kushton 30 herë më shumë se kupa në fjalë.

Rudiger të shtunën fitoi titullin e kampionit të Evropës me Real Madridin dhe për klubin mbretëror ishte trofeu i 15-të në histori.

Mbrojtësi gjerman ishte i mrekullueshëm gjatë gjithë sezonit dhe është një nga më meritorët për faktin se titulli i ri u festua në “Santiago Bernabeu”.

Megjithatë, fansat kanë vënë re një detaj mjaft interesant teksa Rudiger ka pozuar me trofeun e Ligë së Kampionëve në duar. Është ora e tij që është madje 30 herë më e shtrenjtë se vetë trofeu.

“Trofeu i ngathët”, siç duan ta quajnë tifozët në botën e futbollit, kushton “vetëm” 50 mijë euro, ndërsa ora në dorën e Rudiger kap një vlerë prej 1 milion e 650 mijë euro.

Është një model ore Patek Philippe Nautilus 5711/1A-018. Është prodhuar në vetëm 170 kopje dhe fillimisht është shitur me çmimin e shitjes me pakicë prej 50,000 euro.

Megjithatë, për shkak të numrit të vogël të disponueshëm në treg, çmimi i tij u ngjit në 1.65 milionë euro marramendëse.

Një nga basketbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, LeBron James, zotëron gjithashtu të njëjtën orë në koleksionin e tij të pasur. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Përfaqësueset
Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Përfaqësueset
Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë

Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë

Përfaqësueset
Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Përfaqësueset
E kryer, Bayern Munich bën goditjen e madhe nga Anglia

E kryer, Bayern Munich bën goditjen e madhe nga Anglia

Bundesliga
Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori