LAJMI I FUNDIT:

Oqeani Jugor që rrethon Antarktikun, është vendi me ajrin më të pastër në botë

Oqeani Jugor që rrethon Antarktikun, është vendi me ajrin më të pastër në botë

Shkencëtarët besojnë se kanë zbuluar se ku është ajri më i pastër në botë, aty ku faktori njeri nuk e ka ndotur me aktivitete të ndryshme, shkruan CNN.

Gjendet në Oqeanin Jugor që rrethon Antarktikun. Kështu të paktën thuhet në një studim që është realizuar së fundmi nga shkencëtarët e universitetit të Kolorados, transmeton Telegrafi.

Ata gjithashtu kanë arritur të identifikojnë rajonin atmosferik që nuk është prekur, apo të ketë pasur ndonjë ndikim nga faktori njeri. Koha dhe klima janë të lidhura ngushtë dhe lidhin rajonet në mbarë botën.

E derisa ndryshimet klimatike janë duke ndodhur me hapa të shpejtë për shkak të faktorit njeri, shkencëtarët kanë vendosur të tentojnë të gjejnë një pjesë të tokë që më së paku edhe i ndotur, por të mos thënë fare i ndotur.

Profesoresha Sonia Kreidenweis dhe ekipi i saj dyshonin se ajri mbi Oqeanin Jugor, është më së paku i goditur nga pluhuri nga kontinentet tjera.

Ata zbuluan se shtresa kufitare e ajrit e cila ushqen retë më të ulëta në këtë zonë, është pa grimca të aerosolit që i prodhon njeriu. Gjithashtu thuhet se nuk ka pasur grimca të karburanteve fosile, pesticide apo ujëra të zeza.

Ndotja zakonisht ndodh kur aerosolët, grimcat e ngurta dhe gazi përfundojnë në ajër. E studimi ka konstatuar se Antarktiku ka qenë e izoluar nga përhapja e mikroorganizmave nga vendet jugore.

“Oqeani Jugor duket të jetë një nga vendet e pakta në Tokë që është prekur me pak nga aktivitetet njerëzore”, ka deklaruar bashkë-autori i studimit Thomas Hill.

Ata kanë marrë mostra të ajrit nga pjesa e atmosferës që është në kontakt të drejtpërdrejtë me oqeanin, derisa po udhëtonin në këtë zonë nga Australia.

Ekzaminuan përbërjen e mikrobeve dhe arritën në përfundim se mikrobet në mostrat kanë origjinën nga oqeani. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori