Oprah Winfrey e ka bërë të qartë se nuk ka ambicie politike dhe nuk do të garojë asnjëherë për presidente.

Moderatorja e famshme i ka hedhur poshtë spekulimet se mund të konkurrojë për postin në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020.


“Asnjëherë nuk do të garoj për zyrën publike. Kjo është gjë shumë e qartë”, ka thënë ajo për The Hollywood Reporter kur është pyetur se a mendon ta sfidojë Donald Trumpin.

oprah1

Në vitin 2015, Trump kishte thënë se Oprah do të ishte rivalja e tij e ëndrrave për Shtëpinë e Bardhë.

Ndërsa 63-vjeçarja ka thënë se nuk e di nëse do të arrinte ta mposhtte presidentin aktual nëse do t’i futej garës.

Më tej gjatë intervistës, Oprah ka theksuar se dhurata më e madhe për të ka qenë mundësia që të lidhet me publikun. /Telegrafi/