LAJMI I FUNDIT:

Opozita: Vetëvendosje u pajtua për marrëveshjen që e kishte kritikuar dikur

Opozita: Vetëvendosje u pajtua për marrëveshjen që e kishte kritikuar dikur

Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, sot janë pajtuar për të zbatuar marrëveshjen e energjisë të nënshkruar në vitin 2013 e të konfirmuar edhe më 2015.

Kjo i hap rrugë faturimit të energjisë elektrike në katër komunat veriore të banuara kryesisht me popullsi serbe.

Nga kampi i pozitës thonë se presin që marrëveshja të fillojë së zbatuari për 100 ditë ndërsa opozita thotë se Lëvizja Vetëvendosje e kishte kundërshtuar këtë marrëveshje.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se tashmë qytetarët që jetojnë në komunat veriore do të paguajnë për rrymën e shpenzuar, duke respektuar ligjet e Kosovës dhe marrëveshjen e nënshkruar.

“Besoj që ka mekanizma të tjera të zbatimit të marrëveshjes, gjithashtu është hera e tretë që pas vitit 2013-të dhe 2015-të, në vitin 2022 shihet se tashmë kemi një diferencë prej shtatë viteve gjatë së cilave ka pasur humbje përmbajtjesore në sistemin elektro-energjetik të Kosovës por që tashmë nuk ka ndonjë rrugëdalje tjetër përveç zbatimit të saj. Janë të sakta dhe të specifikuara qartë edhe afatet edhe obligimet e secilës palë dhe dua të besoj që ne pas një muaji, dhe pastaj pas 45 ditëve, 100 ditëve ashtu siç është paraparë në marrëveshje, do të kemi rezultate të zbatimit të saj, katër komunat në veri janë pjesë e Republikës së Kosovës nuk ka realitet dhe zgjidhje tjetër andaj edhe nëse vet serbët që jetojnë atje duhet të jetojnë në një shtet funksional, duhet që menjëherë të bëhen pjesë e zbatimit të kësaj marrëveshje” deklaroi Kusari Lila.

Deklarimet e zyrtarëve serbë se e njëjta marrëveshje i hap rrugë Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Kusari-Lila ka thënë se nuk duhet rënë pre e të tilla deklaratave.

“As pak nuk duhet të biem pre e manipulimeve të vazhdueshme nga ana e Serbisë, përfshirë edhe deklaratën e mëhershme të Vuciqit e tash edhe të Petkoviqit, për arsyeje se kjo marrëveshje, apo zbatimi i saj, është kthim i normalitetit në veri pas plot 23 viteve mungesë të faturimit apo mbajtjes së përgjegjësisë dhe, natyrisht kompensimit monetar për energjinë e shpenzuar”, tha Kusari-Lila.

Çfarë përmbante Marrëveshja për Energjinë 2013 – dallimet me Marrëveshjen e 2022-së të nënshkruar në Bruksel
Lexo po ashtu Çfarë përmbante Marrëveshja për Energjinë 2013 – dallimet me Marrëveshjen e 2022-së të nënshkruar në Bruksel

Deputeti Ferat Shala nga PDK ka deklaruar se duhet të implementohen këto marrëveshje e jo të mbesin në letër, deri sa ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se gjatë kohës sa ka qenë në opozite i ka kundërshtuar të gjitha marrëveshjet me Serbinë.

“Sot kemi një shpërfaqje të re qeverisëse të vonesës së madhe në kuptimin e implementimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, sot kemi një pasqyrim real, të paaftësisë së qeverisë për të kuptuar proceset nacionale zhvillimore të filluara qysh më herët, pra në tërë këtë marrëveshje, dhe në tërë këto vite të kaluara pikërisht kjo qeveri që sot është në pushtet e dikur në opozitë, i ka sharë, i ka fyer, i ka denigruar marrëveshjet dhe akterët i ka linçuar në shkallën më të lartë të mundshme në kuptimin, edhe njerëzor, edhe politik, edhe nacional, dhe sot implementon pikë për presje të gjitha ato të cilat janë të nënshkruara gjithmonë me partnerët ndërkombëtarë… Gjithçka është e definuar, dhe ka qenë që nga 2013-ta, duhet implementim i ligjeve dhe i veprimeve shtetërore në atë pjesë”, ka thënë Shala.

Deputeti Pal Lekaj nga radhët e AAK-së mendon që nuk do të arrihet të implementohet kjo marrëveshje sipas udhëzuesit, pasi që Serbia asnjëherë nuk i ka respektuar këto.

“Jam skeptik që do të implementohen sipas udhëzuesit që e kanë përpiluar dhe e kanë nënshkruar, e them këtë sepse ne e dimë nga Elektroseveri, edhe pse ka qenë marrëveshja që ai të aplikojë sa i përket shpërndarjes së energjisë elektrike, ai ka aplikuar edhe për mbledhjen e taksave apo çmimit të energjisë, faturave edhe për shpërndarjen kështu që e ka thyer marrëveshjen vetëm për të fituar në kohë, që sa vite nuk kanë paguar qytetarët e veriut të Kosovës, prandaj me një fjalë përmbyllëse ne nuk guxojmë të mashtrohemi nga Qeveria e Serbisë sepse asnjëherë nuk ka qenë serioze dhe nuk iu ka përmbajtur marrëveshjeve apo implementimit të këtyre marrëveshjeve. Ne i kemi 33 marrëveshje por deri më sot asnjëra prej tyre nuk është implementuar” deklaroi Lekaj.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefi i delegacionit serb, Petar Petkoviq arritën marrëveshjen për zbatimin e udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike në veri gjatë paradites së sotme në Bruksel./KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori