LAJMI I FUNDIT:

Opozita thotë se do të jetë e fuqishme në raport me qeverinë

Opozita thotë se do të jetë e fuqishme në raport me qeverinë

Opozita në Kuvendin e Kosovës thotë se ka fare pak pika të përbashkëta me Qeverinë e sapozgjedhur të Kosovës, të drejtuar nga Albin Kurti.

Në seancën e 3 shkurtit, kur kuvendi, pa votat e tri partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate, zgjodhi qeverinë e re, deputetët opozitarë ishin të zëshëm kundër formimit të kësaj qeverie.


Në këtë vijë, paralajmërojnë qeverinë aktuale të Kurtit, se do ta ketë mbështetjen e opozitës vetëm në çështjet që kanë të bëjnë me interesat e shtetit.

Kurse dallimet, thuhet se do të jenë shumë më të mëdha për politikat të cilat Kurti i ka paralajmëruar gjatë elaborimit të programit qeverisës.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, thotë se qeveria do të përballet me një opozitë të fuqishme, shkruan Rel.

“Temave që nuk janë në interes të Kosovës, do t’ju qëndrojmë karshi tyre, do ta bëjmë një opozitë të fortë. Të vetmet pika që mund të na ofrojë janë punët e mira që qeveria mund t’i bëjë në të mirën e vendit. Kurse, për punët e këqija do të na ketë para”, tha Kadrijaj.

Albulena Balaj-Halimaj është deputete opozitare nga Nisma Socialdemokrate. Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë, se deputetët e Kuvendit të Kosovë ende nuk e kanë parë programin e Qeverisë Kurti, por nga ajo që është dëgjuar në seancën e 3 shkurtit, kur Kurti u zgjodh kryeministër, Balaj-Halimaj veçon sidomos zotimin e Kurtit për zëvendësimin e taksës 100 për qind për importet nga Serbia me masën e reciprocitetit, si një çështje të cilën opozita do ta kundërshtojë.

“Përkrahjen e Nismës nuk e ka nëse e largon tarifën 100 për qind. Normal ne kemi thënë që duhet të pushojnë arsyet pse është vendosur taksa, e pastaj të largohet. Ka edhe tema të tjera që i kemi përmendur vazhdimisht”, tha Balaj-Halimaj.

Deputetja nga Nisma Socialdemokrate, konsideron se për çështje të rëndësishme siç është dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, do të duhej të kishte një unitet.

“Për tema të mëdha, duhet të jenë të gjithë bashkë, aty nuk ka pozitë e opozitë”, thotë ajo.

Por, njëherësh rikujton se në qeverinë e kaluar të drejtuar nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë dashur të marrin përgjegjësi në dialog.

“Dhe tash nuk di se sa partitë opozitare janë të gatshme ta mbështesin Albin Kurtin ose LDK-në”, thotë Balaj- Halimaj.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, po ashtu parti opozitare, thotë se PDK tashmë ka nisur të bojkotojë mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit për shkak se kryetarja e kuvendit, Vjosa Osmani, ka larguar, siç thotë ai, jashtëligjshëm, fotografinë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka deklaruar se në situatën në të cilën ndodhemi, Kosova duhet të ketë kohezion të brendshëm.

“Nuk është ky vullneti ynë, nuk është dëshira jonë sepse unë besoj se më shumë mund të kontribuojmë duke marrë pjesë në mbledhje me këshilla, kritika e rekomandime, sesa me qenë jashtë institucioneve”, tha Hamza.

Kuvendi i Kosovës votoi për qeverinë e re në seancën e 3 shkurtit. Qeveria e re është rezultat i koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Partitë politike opozitare ia kanë kujtuar në vazhdimësi këto ditë kryeministrit Albin Kurti problemet dhe sfidat me të cilat do të përballet qeveria e tij, duke e paralajmëruar për opozitarizëm të fuqishme.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori