LAJMI I FUNDIT:

Opozita pa qëndrim për ftesën eventuale të Kurtit për takim rreth dialogut

Opozita pa qëndrim për ftesën eventuale të Kurtit për takim rreth dialogut

Partitë opozitare presin ftesën zyrtare, pastaj vendosin nëse e takojnë Kurtin.

Partitë opozitare ende nuk kanë një qëndrim të prerë për takimin eventual me kryeministrin Albin Kurti, rreth procesit të dialogut.


Shefi qeveritar i pyetur në konferencën e së mërkurës nëse do të takojë opozitarët, meqë këtë e ka bërë më herët emisari amerikan Escobar, paralajmëroi takim me ta pasi tha ta ketë marr malli për opozitën.

“Është e vërtetë që nuk e kam takuar opozitën prej kur Kuvendi ka shkuar në pushim veror. Nuk besoj se duhet të presim kthimin nga pushimet për t’u takuar. Besoj e shpresoj të takohemi më herët. E pash se dje përveç meje edhe zotin Gabriel Escobar e kishte marrë malli për opozitën. Edhe mua më ka marrë malli për opozitën”, ka thënë Kurti.

Por, përgjigje për takim, opozitarët thanë se do të japin vetëm pasi të marrin ftesë zyrtare nga kryeministri.

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka thënë për RTK-në se PDK-ja ende nuk ka ndonjë qëndrim rreth asaj që u interpretua si ftesë e Kurtit për partitë opozitare për konsultë rreth dialogut Kosovë–Serbi.

“Nuk kemi qëndrim për këtë. Nëse do të ketë një ftesë të tillë, do ta shqyrtojmë arsyeshmërinë e saj”, ka thënë Abdullahu.

LDK-ja si partia e dytë më e madhe në opozitë nuk i është përgjigjur interesimit të transmetuesit publik për një qëndrim rreth ftesës së mundshme Kurtit, deri në kohën e publikimit të këtij artikulli.

Ndërkohë në AAK kanë thënë se si parti asnjëherë nuk kanë refuzuar takimet me pushtetin kur kanë të bëjnë me interesin nacional.

Lulzim Blaka, zëdhënës i AAK-së, ka thënë  se nëse vjen një ftesë e tillë, do ta shqyrtojnë dhe do të vendosin për pranimin ose jo të saj.

“Por, sipas praktikës së deritashme, asnjëherë nuk kemi refuzuar pjesëmarrjen në takimet me pushtetin, kur është në pyetje interesi nacional”, tha Blaka.

Partitë opozitare në vazhdimësi e kanë kritikuar Qeverinë për mungesë transparence sa i përket procesit të dialogut me Serbinë në Bruksel.

Në anën tjetër, zyrtarë nga partia në pushtet kanë deklaruar më herët se partitë opozitare nuk kanë shprehur interesim për bashkëpunim, madje sipas tyre, ata edhe e kanë refuzuar ftesën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për takim dy ditë pas dakordimit me palën serbe për Udhërrëfyesin për Energjinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori