Edhe një draft-rezolutë e hartuar kësaj radhe nga liderët e partive të koalicionit qeverisës në lidhje me platformën për dialogun me Beogradin, mund të ketë fatin e rezolutave tjera, të cilët nuk arritën të miratohen nga Kuvendi i Kosovës.
Partitë politike opozitare thotë se nuk do ta përkrahin në asnjë formë rezolutën e re të propozuar nga liderët e partive në pushtet.
Opozitarët konsiderojnë se rezoluta e re është një përpjekje e udhëheqësve të vendit dhe partnerëve të koalicionin qeverisës, që presidenti i vendit, Hashim Thaçi, të mbetet në krye të dialogut me Serbinë.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, tha se ideja e re për një rezolutë është një manipulim i radhës nga partitë në pushtet.
“Vetë rezoluta ka kontradikta mes vete. Derisa në fillim thuhet se territori është i panegociueshëm, më poshtë përmendet se për territorin vendos Kuvendi me votat e dy të tretave të deputetëve. Nëse nuk ka çfarë të negociohet, atëherë çfarë duhet të vendosë Kuvendi. Në anën tjetër, thjesht mendojmë se është një kërkesë për një rrugëdalje të Thaçit, pas përgjigjes që i kanë dhenë qytetarët në protestën e 29 shtatorit, ku në masë të madhe u tha se janë kundër shkëmbimit të territorit apo rishikimit të kufijve”, tha Nagavci.
Liderët e koalicionit qeveritar kanë hartuar një draft-rezolutë për dialogun, e cila pritet t’i propozohet edhe opozitës për harmonizim.
Draft-rezoluta përmban 6 pika, në të cilat theksohen parimet kryesore të pjesëmarrjes së Kosovës në dialog.
Në këtë dokument kërkohet që çdo marrëveshje eventuale me Serbinë të kalojë përmes Kuvendit të Kosovës.
Zyrtarët e partive në pushtet kanë thënë se është e nevojshme që të arrihet një konsensus mes partive politike parlamentare.
Deputeti, Zenun Pajziti nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se rezoluta e propozuar është një përpjekje e radhës që duhet të mbështetet nga të gjitha subjektet politike, në mënyrë që, siç tha ai, çështjes së dialogut t’i jepet një kahe e duhur.
“Kuvendi është institucioni i duhur legjitim, institucioni përgjegjës për këtë proces. Është mirë që më në fund të kemi njëfarë dakordimi, e edhe nëse ka diçka që nuk shkon brenda atij dokumenti, Kuvendi është ai që duhet t’i japë formën e duhur për ta arritur konsensusin. Më në fund mendoj se është koha që të gjitha partitë politike në Kuvendin e Kosovës ta nxjerrin një dokument, një platformë, ta nxjerrin me përkushtim të përbashkët, në mënyrë që të mos ngelim në këtë proces”, tha Pajaziti.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ftuar për të enjten të gjitha partitë politike parlamentare që të diskutojnë për draft-rezolutën e propozuar nga koalicioni qeverisës.
Por, pavarësisht thirrjeve nga partitë në pushtet, opozita mbetet unike në refuzimin e rezolutës së re.
Subjekti tjetër opozitar, Partia Socialdemokrate, përmes deputetit Frashër Krasniqi thotë se rezoluta e re është një veprim i pamatur i Qeverisë së Kosovës, pasi që, sipas tij, PSD-ja ka propozuar një rezolutë që mund të kontribuonte shumë gjithë procesit në fjalë.
“Kemi një propozim-rezolutë nga Partia Socialdemokrate e cila është cilësuar si një rezolutë që do ta ofronte zgjidhjen për çështjen momentale të krijuar, është vlerësuar edhe nga palët tjera jo vetëm nga PSD-ja. Kështu që nuk mendoj se ky veprim i qeverisë i kontribuon zgjidhjes së situatës, ky është veprim i njëanshëm dhe në këtë mënyrë nuk mund të sigurohet bashkëpunimi i opozitës me këtë lloj arrogance”, tha Krasniqi.
Ai tha se është e pakuptueshme si zyrtarët e partive në pushtet thonë se mbështesin rezolutën e opozitës dhe në anën tjetër dalin me një propozim e rezolutë të re.
“Nëse ata me të vërtet mendojnë se zgjidhja do të ishte përmes rezolutës së opozitës, atëherë nuk ka nevojë të ketë rezolutë tjetër, por do të duhej që të provonin dhe të bënin më shumë që rezoluta e propozuar nga PSD-ja të vijë në Kuvend dhe të miratohet”, u shpreh Krasniqi.
Së fundit, në Kuvendin e Kosovës janë propozuar dy rezoluta për të cilat deputetët e partive në pushtet dhe opozitë kanë mendime të ndryshme.
Kuvendi i Kosovës, ndër vite ka miratuar një numër të konsiderueshëm të rezolutave, por të cilat kryesisht kanë mbetur vetëm si shprehje e një vullneti politik, ngase nuk janë zbatuar.
Rezolutat u kanë shërbyer deputetëve dhe partive politike në Kuvend për prezantimin e qëndrimeve dhe fjalimeve “të zjarrta” politike, të cilat besohet se ishin më tepër për konsum të brendshëm politik.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar partitë në pushtet dhe opozitë që të miratojnë një platformë të përbashkët për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, duke i ftuar që të gjithë, siç ka thënë ai, “pa dallim” që të marrin pjesë në këtë proces. /rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre