Partitë opozitare në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës e kanë penguar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, që të flasë, pasi e njëjta mori fjalën për të iu kundërpërgjigjur kritikave të tyre lidhur me rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt.
Fillimisht shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se është e pabesueshme se deri në çfarë niveli ka shkuar Qeveria, duke mbrojtur një inkrimin të një ambasadori të Kosovës për përfshirje në një skandal të shpëlarjes së parave.
“Është e pabesueshme deri në çfarë niveli keni shku për me mbrojte një inkriminim të një zyrtari të lartë të Kosovës në shpëlarjen e parave dhe në çështjen e tregtimit të energjisë Është e pabesueshme që një ambasador i Kosovës nxjerrën fakte që paguhet 600 mijë euro, i cili që një javë nuk ka arrit me dëshmu të kundërtën dhe sot me dalë ministrja e Drejtësisë me justifiku këtë skandal duhet me qenë në zor të madh”, tha Tahiri.
Ai shtoi se për ne si Republikë e Kosovës është me rëndësi me pa se a është tradhti kombëtare kjo, a i kemi njerëzit tonë të paguar që i shërbejnë dikujt tjetër.
“ A po keqpërdoret imuniteti diplomatik i një diplomati me bajte para me çantë”, tha Tahiri.
Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, ka pyetur nëse ka kaluar në verifikim ambasadori Martin Berishaj. Ai ka pyetur nëse Berishaj para se të bëhet ambasador a është hetuar nga AKI-ja.
Gashi ka thënë se kjo nuk ka të bëjë me raportet e brendshme të Sllovenisë.
“Krejt këto duhet sqaruar dhe ndoshta duhet me u zgjeru edhe veprimtaria e komisionit hetimor”, ka thënë ai.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Haxhiu po kthehet në avokate.
Sipas tij, minimumi që ajo mund ta thoshte, është se do të ketë drejtësi për të gjithë
Pastaj sërish fjalën e mori ministrja Haxhiu, ku partitë opozitare filluan duke bërë zhurmë në momentin që Haxhiu filloi t’i kundërpërgjigjet shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahirit, i cili i kërkonte asaj që të mos flasë.
“Z. Tahiri s’ke nevojë me u shqetësua. A mundesh me u qetësu të lutem? Ju nuk keni të drejtë me i thënë ‘mbylle’ ministres së Drejtësisë. Pse po shqetësohesh? Nuk po kuptoj?”, iu drejtua Haxhiu, Tahirit.
Pas kësaj deklarate të ministres, opozita ka filluar të bëjë zhurmë duke goditur tavolinat me shishet e ujit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri